Forum biznesi në Shkup dhe Tetovë

20150124_115022_resized_719300103 (2)

Fokusi i biznes forumit të dytë me rradhë në Komunën e Tetovës ishte inovacioni dhe përkrahja e inovacionit përmes katër panel diskutimeve. Temat ishin përqëndruar dhe kishin të bëjnë kryesisht me zhvillimin ekonomik dhe mundësitë për krijimin e vendeve të punës në periudhën 2015  – 2020 përmes bashkëpunimit ndërsektorial dhe mbështetjes të biznes inovacioneve, u diskutua për rolin e Odave dhe Klasterave në përkrahjen e inovacionit, qendrat e biznesit si formë e përkrahjes të inovacioneve, bashkëpunimi për përkrahje ndërkombëtare dhe zhvillim rajonal, si dhe shfrytëzimi i Mediave dhe fondeve europiane në përkrahje të inovacionit. 

Të pranishëm në panel ishin Kryetari i OEMVP-së, z.Menderes Kuçi,znja.Kandis Xhonson, Kryetare e Biznis Engjujve EBAN&Sophia Francë, z.David Tee, Shef i Shërbimit të Anëtarësimit në Rrjetin e Biznis Engjujve në Bruksel, z.Xho Greni, Drejtor i WESTBIC, Qendrës së inovacionit të themeluar nga BE për rajonin e Irlandës, z.Bajbar Altuntash, Kryetar i Asosacionit të Biznes Engjujve të Turqisë, z.Miroljub Shukarov, profesor në Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë pranë UEJL dhe Ilija Vuçkov, Kryetar i Qendrës Euro-Maqedone për inovacion dhe njohuri.  

Në diskutimin e sipër Kryetari i OEMVP-së, theksoi tre pika kyçe në të cilat duhet të fokuset vendi ynë me qëllim që të arrijmë rritje të vendeve të reja të punës:Harmonizimi i legjislaturës vendore me nevojat  e tregut dhe  marjen në konsideratë edhe të sektorit privat gjatë përpilimit dhe miratimit të ligjeve që tangojnë ekonominë, Mbështetjen e drejtpërdrejtë të kompanive të vogla e të mesme, e në veçanti të start-up bizneseve, duke siguruar lehtësira të ndryshme tatimore, të cilat do rrisnin përqindjen e bizneseve të cilat veçanërisht në 3 vitet e para ndeshen me rrezikun e humbjes së tregut,mbështetje  dhe dhënien prioritet të investitorëve vendorë para investitorëve të huaj në të gjitha nivelet e mundshme të favorizimit të bizneseve, sepse pikërisht biznesi vendor është ai i cili jo vetëm siguron numër më të madh të vendeve të punës, por njëkohësisht kontribuon direkt edhe në buxhetin e shtetit. 

Ai ceku poashtu se sa e rëndësishme në kohën e sodit është që çdo biznes të jetë inventiv, të ndjek nevojat e tregut dhe në bazë të kërkesës së tregut të ofrojë edhe produkte ose shërbime  që do plotësojnë nevojën konsumatore. Bizneset detyrimisht duhet të jenë inovative, sepse pikërisht me një qasje inovative  jo vetëm që arrihet të ruhet kontinuiteti në punët rrjedhëse të kompanive por njëkohësisht  sigurohen edhe konsumatorë të rinj e bashkë me të edhe vende të reja pune – theksoi Kryetari Kuçi.

Anëtarësia e OEMVP-së dhe ne si institucion që përfaqësojmë interesat e tyre, në kontinuitet tentojmë të ndjekim  trendet bashkëkohore të biznesbërjes dhe pikërisht në këtë  drejtim  angazhohemi edhe për realizimin e takimeve të ndryshme, të cilat shpesh mund të jenë arsye të mira për të identifikuar nevoja por edhe potenciale bashkëpunimi ndërmjet afaristëve të vendeve të ndryshme. Pra, komponentë shtesë e cila duhet të merret në konsideratë, është dhe realizimi i investimeve në partneritet të investitorëve vendorë me investitorë të huaj. Kjo dukshëm do reflektonte jo vetëm në dërgimin e një mesazhi te partneri i huaj se biznesi i tij është i sigurtë këtu, por njëkohësisht do shërbejë edhe për transferimin e  know-how nga vendet e huaja tek investitorët vendorë. 

 

Comments are closed.