Mobilizimi i fondeve
Kompetencat tona përfshijnë përgatitjen e fletëparaqitjeve për thirrje për financim në vend dhe jashtë, nga burime të vendit dhe të jashtme të financimit. Fokus i veçantë i konsulentëve tanë janë mjetet nga Instrumenti i Ndihmës së Para Aderimit (IPA) me komponentin për zhvillim rural (IPARD), programe tjera të Bashkimit Evropian (BE), Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), donatorët tjerë bilateralë, institucione financiare ndërkombëtare, etj.
Ne punojmë me anëtarët tanë që nga fillimi deri në fund të përgatitjes së fletëparaqitjes cilësore, ndërsa në ndërkohë duke përfshirë konsulentë të brendshëm dhe të jashtëm.
Planifikimi strategjik dhe këshilla
Në pjesën për planifikim strategjik dhe këshilla, OEMVP posedon konsulentët më të mirë të brendshëm dhe të jashtëm me përvojë praktike për mbështetje të orientimeve strategjike për anëtarët.
Në pajtim me nevojat e anëtarëve tanë, i definojmë drejtimet strategjike, përmes analizave dhe përpilimit të planit strategjik në pajtim me fushën e veprimit. Me kërkesë të anëtarit, i definojmë planet për veprim për operacionalizimin e planit strategjik.
Planifikimi strategjik nuk është vetëm krijimi i planit strategjik, por kërkon edhe analiza afatgjate, vlerësime dhe operacione. Prandaj, konsulentët tanë janë në komunikim të vazhdueshëm me kompanitë, për gjetjen e zgjidhjeve “sipas masës” dhe përshtatja ndaj nevojave të tyre në cilëndo kohë.
Menaxhimi i aktiviteteve
Me kërkesë të anëtarëve tanë, ne sigurojmë mbështetje në kryerjen e aktiviteteve të tyre. Shërbimet mund të jenë në fushën e menaxhimit të projekteve dhe programeve, si dhe në realizimin e aktiviteteve të drejtpërdrejta.
Ne sigurojmë mbështetje të drejtpërdrejtë për menaxhimin, për vendimmarrjen, për investimin e kompanisë, planifikim financiar, paraqitja për fonde të jashtme dhe revizione. Po ashtu, sigurojmë mbështetje në menaxhimin e resurseve njerëzore.
Trajnime dhe konsultime
OEMVP bashkë me konsulentët e jashtëm, posedon përvojë të madhe në krijimin e moduleve dhe sigurimin e trajnimeve. Trajnimet janë të dizajnuara në mënyrë specifike për çdo anëtarë, në fusha si përcaktimi i vizionit dhe misionit, strategjisë, menaxhimi i ciklit të projektit, menaxhment i përgjithshëm dhe financiar, mobilizimi i fondeve, përgatitja e fletëparaqitjeve për thirrje, ndërtimi i ekipit, menaxhment me resurse njerëzore, facilitimi i partneriteteve nga ndër-sektorët dhe përcjellja e politikave etj.
Qasja e të gjithë trajnuesve është bërë “sipas masës”. Çdo trajnim është i ndryshëm nga ai i mëparshmi, me shtimin e njohurive dhe qasjeve të reja dhe moderne. Në çdo mënyrë, pjesëmarrësit në trajnime mund të marrin drejtime për fitimin e njohurive të reja të pavarura, që ata më vonë do t’i zbatojnë në organizatat e tyre ose në jetën e tyre private.
Hulumtime dhe analiza
Për anëtarët tanë ne organizojmë përgatitjen e analizave dhe raporteve cilësore në fusha të ndryshme të veprimit. Konsulentët kanë përvojë në zhvillimin e analizave për krijimin dhe evaluimin e politikave. Ata kanë përvojë të dëshmuar në zhvillimin e vlerësimeve cilësore të jashtme momentale dhe përfundimtare për projektet dhe programet e zbatuara, me zbatimin e parimit të pavarësisë dhe objektivitetit.
Ne sigurojmë konsultime për menaxhment me arritjet, që klienti ose donatori të sigurohet se qëllimet e vendosura do të arrihen në mënyrë efektive dhe efikase. Konsulentët tanë janë të fokusuar në arritjet e organizatës, si dhe të punësuarve.
Facilitimi
Ana jonë më e fuqishme është bashkëpunimi i mirë me të gjithë sektorët e ndryshëm. Mu për këtë, konsulentët e brendshëm dhe të jashtëm janë inkuadruar në facilitimin e ngjarjeve, që të sigurohet vendimmarrje participative, që është me interes të madh për të gjitha palët e interesuara.