OEMVP do të jetë përmirësimi i mbështetjes së vazhdueshme çdo ditore të ofruar për më shumë se 1,800 kompani në Maqedoni, lidhur me anëtarët e kompanive të Vogla dhe të Mesme dhe kompanitë që nuk janë anëtarë. Desku i shërbimeve do të ndihmojë anëtarët që së pari të gjejnë mundësi biznesi në tregun maqedonas, si dhe në tregun shqiptar dhe kosovar, duke krijuar takime me palët e interesuara dhe duke organizuar vizita të kompanive. Prandaj,
ky aktivitet i përmirësuar lidhet drejtpërdrejt me shërbimet e mëparshme të reja që paraqesin për kompanitë mikro të vogla dhe të mesme (anëtare). OEMVP ka angazhuar konsulencë për shqyrtimin e mënyrës së tanishme të funksionimit të Odës për ofrimin e informacionit për kompanitë dhe
për të përcaktuar një fushë të punës për shërbimin e ri, me përpilim
të roleve dhe përgjegjësive, procedurave dhe fushëveprimit. Poashtu konsulenca ofroi dhe udhëzime për stafin që do të merret me “Deskun e shërbimeve” për informimin e klientëve mbi tiparet e reja të shërbimit për qeverisjen e korporatave. Fokusi i Deskut të shërbimeve do të ofrojë informata të ndryshme mbi sfidat me të cilat ballafaqohen ndërmarrjet, B2B takimet, si dhe mbledhja e informatave për qëllimin e avokimit dhe lobimit.