Patentimi dhe mbrojtja e të drejtave të pronës industriale

Shërbim Biznesi

Në kuadër të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore funksionon Zyra për patentim dhe mbrojtjen e të drejtave të pronës industriale. Ajo Ju ofron bashkëpunim në përfaqësime të tjera siç janë marketingu dhe promovimi i biznesit  Tuaj.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi, pas nënshkrimit të Kontratës për bashkëpunim në mes të dy palëve kontraktuese, Zyra jonë për patentime merr për obligim që t’Ju informojë dhe konsultojë rreth mbrojtjes së të drejtave të pronës industriale në Maqedoni si dhe t’Ju përfaqësojë në mënyrë profesionale.

Çka është patenta

Patenta është një e drejtë ligjore ekskluzive që jepet për një shpikje. Shpikja është një produkt ose proces që siguron një mënyrë të re për të bërë diçka ose ofron një zgjidhje të re teknike për një problem.

Çfarë bën patenta?

Patenta i ofron mbajtësit të saj mbrojtje ligjore për një shpikje. Mbrojtja jepet për një afat të përcaktuar prej 20 vjetësh, nëse çdo vit paguhen tarifat e përtëritjes për mbajtjen e patentës në fuqi.

Ç’lloj mbrojtjeje ofron patenta?

Mbrojtja me patentë do të thotë se një shpikje nuk mund të hidhet në treg, të përdoret, shpërndahet apo të shitet pa miratimin e pronarit të patentës. Këto të drejta mbi patentën zbatohen nga gjykata, e cila ka autoritetin të ndalojë shkeljen e patentës. Nga ana tjetër, gjykata mund të vendosë edhe shpalljen e një patente si të paligjshme, si rezultat i një kërkese të suksesshme nga të tretët.

Cilat janë të drejtat e pronarit të patentës?

Pronari i patentës ka të drejtën të vendosë se kush mund ta përdorë ose jo shpikjen e patentuar për periudhën gjatë së cilës mbrohet shpikja. Pronari i patentës mund t’iu japë autorizim ose licensë palëve të tjera për përdorimin e shpikjes, në bazë të kushteve për të cilat është rënë dakord në mënyrë të ndërsjellë. Gjithashtu, pronari mund t’ia shesë shpikjen dikujt tjetër, i cili, më pas, bëhet pronari i ri i patentës. Me skadimin e afatit të patentës, përfundon edhe mbrojtja dhe shpikja bëhet e vlefshme për përdorim publik. Kjo nënkupton se pronari nuk ka më të drejta ekskluzive mbi shpikjen, e cila bëhet e vlefshme për t’u shfrytëzuar për qëllime tregtare nga të tjerët. Së fundi, lënda e saj duhet të lejojë përcaktimin si “e patentueshme”. Teoritë shkencore, metodat matematikore, varietetet bimore ose shtazore, zbulimet e substancave natyrore, metodat komerciale ose metodat për trajtim mjekësor (përveç produkteve mjekësore) nuk janë të patentueshme.

Ç’rol luajnë patentat në jetën e përditshme?

Është fakt që shpikjet e patentuara kanë hyrë në çdo aspekt të jetës së njeriut, që prej ndricimit elektrik (patentat mbahen nga Edison dhe Sëan) dhe plastik (patentat mbahen nga Baekeland), deri te stilolapsat me majë sferike (patentat mbahen nga Biro) dhe mikroprocesorët (patentat mbahen nga Intel). Të gjithë pronarët e patentës duhet të bëjnë publik informacionin mbi shpikjen e tyre, në mënyrë që të pasurojnë trupën tërësore të njohurive teknike në botë. Kjo trupë e njohurive publike, që është gjithnjë në rritje, nxit krijimtarinë e mëtejshme dhe novatorizmin te të tjerët. Në këtë mënyrë, patentat ofrojnë informacion të vlefshëm e frymëzim për brezat e ardhshëm të studiuesve dhe shpikësve.

Cilat shpikje mund të mbrohen?

Shpikja duhet të përmbushë kriteret vijuese, në mënyrë që të mbrohet nga patenta: • Të jetë e zbatueshme në industri; • Ajo duhet të përbëjë risi; domethënë një karakteristikë të rë që nuk është pjesë a njohurive të mëhershme. Njohuria e mëhershme përfshin gjithçka që i është bërë e njohur publikut. • Shpikja duhet të përfshijë një hap shpikës, i cili nuk mund të rezultojë nga përshtypja e një individi me njohuri mesatare në fushën përkatëse. • Së fundi, lënda e saj duhet të lejojë përcaktimin si “e patentueshme”. Teoritë shkencore, metodat matematikore, varietetet bimore ose shtazore, zbulimet e substancave natyrore, metodat komerciale ose metodat për trajtim mjekësor (përveç produkteve mjekësore) nuk janë të patentueshme.

Si merret patenta?

Duhen ndërmarrë hapat procedural në vijim:

1. Parashtrimi i aplikimit për patentë, që përmban:

  • Formularin e aplikimit për dhënie patente;
  • Përshkrimin e shpikjes;
  • Kërkesat për patentë që përcaktojnë shtrirjen e mbrojtjes;
  • Vizatimet, nëse ka;
  • Abstraktin e shpikjes;
  • Dëshiminë për pagesën e tarifës;
  • Autorizimin (nëse paraqitësi i aplikimitn nuk e ka selinë në vend);
  • Çertifikatën e përparësisë, nëse ka një aplikim të huaj të mëparshëm.

2. Ekzaminimi formal dhe pagesa e tarifave;

3. Publikimi pas 18 muajve;

4. Patentimi;

5. Pagesa e tarifës vjetore;

6. Prova patentueshmërie brenda 9 vjetëve.