Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Kryesia e OEMVP-së mirëpret në takim pune Kryetarin e partisë politike VMRO-DPMNE, z. Hristijan Mickoski – Diskutohet platforma ekonomike e Odës

Kryesia e OEMVP-së mirëpret në takim pune Kryetarin e partisë politike VMRO-DPMNE, z. Hristijan Mickoski – Diskutohet platforma ekonomike e Odës

Kryesia e OEMVP-së mirëpret në takim pune Kryetarin e partisë politike VMRO-DPMNE, z. Hristijan Mickoski – Diskutohet platforma ekonomike e Odës
30.04.2024 – e martë, në hapësirat e OEMVP-së ishin prezent Kryetari i VMRO-DPMNE-së z. Hristijan Mickoski si dhe kabineti i tij, të cilët u mirëpritën nga Kryetari i OEMVP-së z. Mendi Qyra dhe kryesia e saj.
Në takim u diskutua rreth pikave të përbashkëta të platformave të të dy palëve respektive, ku përsëri Kryetari Qyra potencoi nevojën për ulje të kontributeve të pagave si një masë e rëndësishme për rritje të standardit të qytetarëve por edhe për ndalimin e migrimit të saj si dhe luftës kundër ekonomisë informale.
Fuqia punëtore si tërësi vazhdon të jetë brengë kryesore e OEMVP-së, dhe në këtë takim u diskutua gjithashtu edhe për reformat në arsim, ligjet e ndryshme që kanë të bëjnë me fuqinë punëtore. Ndër tjerash u shqyrtuan modelet e parapara nga të dyja palët për reforma në administratën publike e cila është e mbipopulluar me punonjës, për të gjetur një model i cili do të mundëson transferimin e tyre në sektorin privat.
Në mesin e shumë pikave të diskutuara, u fol edhe për sektorin e ndërtimtarisë, planet urbanistike, dita e dielë ditë jo pune, zhvillimi i barabartë rajonal, përfshirja mbarështetërore e institucioneve gjegjësisht mbulimi i gjithë teritorit nga veprimtaria e tyre etj.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së z. Mickoski potencoi rëndësinë e partneritetit me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore por edhe me odat tjera, si element i rëndësishëm për reforma të mirëfillta dhe të qëndrueshme, duke pasur parasysh ekspertizën me të cilën korrespodojnë odat ekonomike.
OEMVP vazhdon të parashtrojë kërkesën e saj për rritje të pagës minimale në nivel prej 30,000 denarë, ndërsa shteti duhet të mos rrisë kontributet, por t’i zvogëlojë ato në 32% të pagës neto. Si institucion, nuk ka devijuar së mbrojturi interesin e qytetarëve dhe të bizneseve në radhë të parë, e rrjedhimisht edhe të vetëqëndrueshmërisë së shtetit.