U mbajt mbledhja e parë e Këshillit Drejtues dhe Këshillit Mbikqyrës
Mbledhjen e hapi Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, z.Menderes Kuçi, i cili shpalosi rendin e ditës dhe e vendosi në votim të hapur. Me aprovimin të shumicës, vijoi më tej zhvillimi i rendit të ditës, sipas pikave përkatëse.
Si pikë e parë në rend të ditës, ishte vendosur Shqyrtimi i vendimit të Komisionit dhe zgjedhja e drejtorit të ri, meqenëse në mbledhjen e fundit me datë 29.12.2014 u soll vendim që të vijojë shpallje publike për përzgjedhjen e drejtorit të ri. Rrjedhimisht, pas përfundimit të afatit të shpalljes dhe pranimit të aplikimeve u diskutua rreth tyre me qëllim të marrjes të një vendimi unanim. Këshilli Drejtues dhe Mbikqyrës, vendosi që shpallja të anulohet dhe të publikohet shpallje e re, për shkak të dokumentacionit të pakompletuar nga ana e kandidatëve. Këshilli solli vendim unanim që shpallja të përsëritet menjëherë pas anulimit të shpalljes paraprake dhe pas kalimit të afatit dhe intervistave, vlerësimet të nxirren para Këshillit dhe të bëhet përzgjedhja e pozitës të re, gjegjësisht drejtorit të ri ekzekutiv të OEMVP-së.
Pika e dytë ishte lënë e hapur për të gjithë, që ta plotësojnë anëtarët e Këshillit dhe të diskutojnë rreth asaj. Në kuadër të kësaj pike u diskutua për Kuvendin e OEMVP-së që pritet të mbahet në fillim të marsit, ndryshimet statutare e mundshme, të cilat poashtu u vendos që të nxirren në votim të hapur në kuadër të Kuvendit, si dhe u diskutua për zgjerimin e aktiviteteve të OEMVP-së në të ardhmen.
Comments are closed.