Trajnime

Shërbim Biznesi

Nisur nga nevojat e sektorit të biznesit dhe kërkesave të tyre, OEMVP më datë 24.06.2020 bëri inaugurimin e Qendrës për trajnime, si shërbim i ri për përmbushjen e nevojave të sektorit të biznesit. Objektiv i kësaj qendre është të rrisë aftësitë profesionale të anëtarëve të Odës, t’iu ndihmojë në përballimin e sfidave dhe të krijojë te ato kulturën e të mësuarit nga trajnues të vendit dhe të huaj me përvojë shumë vjeçare.

OEMVP ka për mision organizimin, avancimin, mbrojtjen e interesave dhe promovimin e bizneseve në vend dhe jashtë dhe mënyra më e mirë për të përmbushur këtë mision është duke ngritur kapacitet dhe aftësitë e kompanive anëtare.