OEMVP në vizitë pune në Norvegji

Një delegacion i Odës ekonomike të Maqedonisë Veri-perëndimore i udhëhequr nga Kryetari i saj,  z. Menderes Kuçi realizoi një vizitë pune tre ditore në Norvegji.  Vizita  ishte rezultat i aktiviteteve të parapara sipas projektit që realizohet për diasporën nga ana e OEMVP-së, e i cili është i mbështetur nga projekti i USAID –it për zgjerimin e bizneseve të mesme dhe të vogla.

Ndër aktivitete kryesore të delegacionit ishtin takimi me Federatën e ndërmarrjeve norvegjeze VIRKE, departamentin për tregti ndërkombëtare, me të cilët u diskutua mundësia e bashkëpunimit të ndërsjelltë ndërmjet kompanive nga Maqedonia dhe atyre norvegjeze.

Poashtu një takim shumë domethënës ishte edhe ai me përfaqësuesit e SIVA International Management AS dhe Innovation Norway, të cilët njëkohësisht janë edhe menaxhuesit e zonës së lirë ekonomike të Tetovës.

Qëllimi kryesor i SIVA International Management AS është që të mbështesë bizneset norvegjeze të cilat operojnë jashtë Norvegjisë. Ajo investon në infrastrukturë për bizneset  norvegjeze jashtë shtetit amë, poashtu edhe në programe dhe projekte të cilat kontribuojnë bashkëpunimit  ndërkombëtar  të bizneseve.

Nga ana tjetër Innovation Norway  është  instrumenti më i rëndësishëm i qeverisë Norvegjeze për inovacione dhe zhvillim për ndërmarrjet dhe industrinë Norvegjeze. Ata mbështesin kompanitë në zhvillimin e aftësive të tyre  dhe për të zhvilluar inovacionet.  

Ditën e dytë të vizitës delegacioni realizoi vizitë në Parkun teknologjik në Oslo, ku më afër u njoftua me kushtet e punës, formën e organizimit si edhe kapacitet hulumtuese zhvillimore të këtij parku.

Aktiviteti kryesor u mbajt me datë 22.05.2014 në mbrëmje, kur delegacioni realizoi takim me  diasporën shqiptare në Norvegji, të cilën më afër i njoftoi me qëllimin e vizitës, si edhe me  mundësitë  e realizimit të investimeve në Zonën e lirë ekonomike në Tetovë.

Delegacioni përbëhej nga:

1.      Menderes Kuçi – Kryetar i OEMVP-së

2.      Teuta Arifi – Kryetare e komunës së Tetovës

3.      Enver Abdullahi – Ambasador i Republikës së Maqedonisë në Norvegji.

4.      Arben Halili – Drejtor ekzekutiv i OEMVP-së

5.      Carl Larkins –Shef i USAID-it në Projektin për Zgjerim të Biznese të vogla

6.      Hisen Xhemaili –Kryetar i Këshillit Komunal Komunën e Tetovës.

7.      Aki Etemi – Kryetari i bordit të drejtorëve të NORMAK Investment Group

8.      Dritan Krifca – Drejtor Ekzekutiv i NORMAK Investment Group

9.      Fatmir Saiti –Drejtor i Zyrës për Zhvillim ekonomik lokal në Komunën e Tetovës

10.  Berat Limani – USAID Projekti për Zgjerim të Bizneseve të vogla

 

 

Vizita u realizua nga 20-23 Maj 2014 në  Oslo të Norvegjisë. 


Comments are closed.