SHPALLJE
Për vende të punës për afat të caktuar
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) për realizimin e aktiviteteve në kuadër të projektit “Mbrojta e markave të produkteve nga brezi kufitar” shpall vendim për vende të punës për afat të caktuar.
Pozita:
1. – Koordinator i projektit – 1 (një)
2. – Asistent i projektit – 1 (një)
3. – Web administrator – 1 (një)
4. – Bashkëpuntor për financa – 1 (një)
Vende të lira – 4 (katër)
Përgjegjësitë e punës
1. Koordinator i projektit – udhëheqje me ciklin e projektit, përgaditja e raporteve narative dhe finaciare, komunikim me partnerët dhe donatorin.
2. Asistent i projektit – përkrahje në realizimin e aktiviteteve të projektit, kumunikim me grupet qëllimore, përdoruesit, furnizuesit.
3. Bashkëpuntor në info qendër – udhëheqja me info qendrën
4. Bashkëpuntor për financa – përgjegjgës për punët financiare
Njohuri dhe përvojë të mëparshme:
– Njohuri themelore të funksionimit të OEMVP-së,
– Të ketë të mbaruar ciklin e parë të studimeve universitare
– Së paku pesë vjet përvojë pune,
– Njohja e gjuhës shqipe, saqedonase, angleze dhe turke
– Aftësi për të punuar me kompjuter, kryesisht programet e paketës Office Microsoft
– Patenta: kategoria B.
Shkathtësitë dhe aftësitë e kërkuara:
– Komunikim, prezantim dhe shpërndarje të informacionit
– Punë në grup në mjedis multikulturor
– Kryerje të disa punëve në të njëjtën kohë dhe dorëzime brenda afate të shurta
– Gatishmëria për të punuar jashtë zyrës dhe të udhëtime jashtë vendit.
Metoda dhe koha e zgjedhjes: Kandidatët do të përzgjidhen nga vlerësimi paraprak i njohurive. Kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.
Kandidatët e përgjedhur do të marrin informacion me shkrim.
Si të aplikoni: Kandidatët dokumentet e kërkuara duhet t’i dërgojnë në adresën: OEMVP, Rr. Dimitrije Cupovski nr. 13, 1000 Shkup
Dokumentet e nevojshme:
1. Fletëparaqitje
2. Biografi (CV- në formatine BE)
3. Letër motivuese
4. Vërtetim për përfundimin e studimeve
Afati i dorëzimit: Tetë ditë nga dita e shpalljes, 01.06.2014



