Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Birraria Shkup, EVN, Eko fluid dhe Sparkasse Bank mbështesin aksionin “Generalka Weekend 2025” për një të ardhme të gjelbër

Birraria Shkup, EVN, Eko fluid dhe Sparkasse Bank mbështesin aksionin “Generalka Weekend 2025” për një të ardhme të gjelbër

Birraria  Shkup, EVN, Eko fluid dhe Sparkasse Bank mbështesin aksionin “Generalka Weekend 2025” për një të ardhme të gjelbër

OEMVP vlerëson dhe promovon kontributin dhe praktikat me përgjegjësi shoqërore, duke i cilësuar ato si shtyllë të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social. Së fundmi kompanitë anëtare dhe njëherit edhe sponzorët e Odës ishin pjesë e iniciativës “Generalka Weekend”, aksioni ekologjik për një mjedis më të pastër, i mbajtur prej 9 deri më 11 maj, 2025, në të gjitha komunat e Maqedonisë së Veriut.

Që nga viti 2021, më shumë se 44.000 vullnetarë nga 51 komuna kanë mbledhur më shumë se 1.000.000 kilogram mbeturina gjatë aktiviteteve të “Generalka Weekend”.

Pivara Shkup, partner strategjik dhe mbështetës kryesor i aksionit, për të tretin vit radhazi,  Eko Fluid, me përkushtim të palëkundur për mbrojtjen e mjedisit, po ashtu Sparkasse Bank, pjesëmarrëse e rregullt dhe promotore e vlerave të qëndrueshmërisë përmes platformës #SparkasseLife dhe EVN Maqedoni, që në vazhdimësi kontribuon në zhvillim të qëndrueshëm dhe efikasitet energjetik.

Së bashku po ndërtojmë një të ardhme më të gjelbër, më të pastër dhe më të qëndrueshme!