Manifestimi ”Kalldërma është jetë”

Në organizim të Odës Ekonomike Maqedono-Bullgare, Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Komunës së Çairit dhe në përkrahje të Ministrisë së Ekonomisë, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, u mbajt manifestimi ”Kalldërma është jetë”.

Qëllimi i manifestimeve të këtilla është që përmes projekteve nga sfera e biznesit dhe kulturës t’i kthehet shkëlqimi hapësirës më autentike të Kryeqytetit – Çarshisë së vjetër të Shkupit, si vend i esnafit dhe bashkëjetesës.

”Kallëdrma është jetë” – si iniciativë për ribrendim të bërthamës së vjetër urbane (Çarshisë) rrit nevojën për të lidhur lidhjet e vjetra në rajon si një projekt evropian. Shkupi është një qytet që paraqitja e tij autentike merr një simbiozë të modernitetit dhe traditës. Në njërën anë është Çarshia e vjetër e cila është thelbi i artit, ku çdo cep kullon një shkëlqim të pazakontë dhe të fshehur të historisë, është një thesar i vlerave të përjetshme, por që ka nevojë për ndihmën e shoqërisë në masë moderne, për të nxitur njerëzit të mund të gëzojnë bukuritë që Çarshia bujarisht ofron – theksoi Kryetari i OEMVP-së. Nebi Hoxha në fjalimin e tij të rastit.

Mendoj se moment i rëndësishëm që duhet të ndodh është shpallja e zonës turistike në Qytetin e Vjetër, me qëllim që të lejohen të gjitha bizneset të operojnë 24 orë në ditë, me çka do të orohej qasje për një numër më të madh për vizitorët. Poashtu si komunitet biznesi, jemi përkrahës të idesë të hapjes së disa aktivitete të reja përveç zanateve tradicionale, të tilla si restorante të vogla me ushqim tradicionale, atelie për artistët dhe manifestime të reja kulturore. Çarshia është ai elementi njohës, definimit dhe identifikues i vlerave kulturore. Të përpriqemi të gjithë sëbashku të zgjojmë jetën që kanë përbrenda këto kalldërma – shtoi më tej z.Hoxha.

safe_image

Nga ana tjetër Kryetari i Odës Ekonomike Maqedono-Bullgare, z. Zore Temellkovski u shpreh për të pranishmit se për të arritur te këto kalldërma që të reflektojnë jetë, deri te këto rrugica të historisë, ne na duhen diagonalet të magjistraleve moderne që na lidhin me fqinjët, në dalje nga kalldërmat që në këtë kohë janë shprehje e gjurmëve të verbëra pa lidhje moderne të transportit. Shqipëria, Maqedonia dhe Bullgaria e kanë të obligueshme të lidhen mes veti me rrugë europiane për të siguruar udhëtim të shpejtë dhe të sigurtë drejt të ardhmes.safe_image safe_image (2)

Comments are closed.