OEMVP organizoi “Panairin për punësim” në Dibër

OEMVP organizoi “Panairin për punësim” në Dibër

SPOZORI GJENERAL

  Më 11 Qershor 2014 në Pallatin e Kulturës në Dibër, në kuadër të projektit „Youth Empowerment and Employment Generation” Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në bashkëpunim me Institutin PREDA organizuan panairin një ditor “Panairi për punësim”.

  Në këtë panair morrën pjesë rreth 30 kompani nga Maqedonia që prezantuan veprimtarinë e tyre dhe kapacitetet para më shumë se 300 studentë nga pjesa Veri-Perëndimore e Maqedonisë. Ky panair ishte një mundësi e mirë për rrjetëzimin dhe shkëmbimin e kontakteve në mes punëdhënësve dhe të punësuarve potencial (studentëve) që u takuan në këtë panair.

  Ky aktivitet krijoi një platformë të suksesshme mbi të cilën mund të ndërtohen kapacitetet e ardhshme, si të kompanive ashtu edhe të fuqisë punëtore.

  Panairin e hapi drejtori ekzekutiv i OEMVP-së z. Arben Halili, dhe më pas mysafirëve iu drejtua kryetari i OEMVP-së z. Menderes Kuçi, i cili tha se ky panair,  paraqet një mundësi të mirë për studentët për t’u takuar me punëdhënësit potencial, ku do të kenë mundësi të diskutojnë rreth mundësive për t’u punësuar, për t’u angazhuar si praktikant dhe për të diskutuar rreth përshtatshmërisë së kualifikimeve dhe aftësive të tyre me kërkesat e tregut të punës apo kompanisë në fjalë.

  Fjalë përshëndetëse më pas kishin edhe kryetari i komunës së Dibrës z. Ruzhdi Lata dhe Ambasadori i Delegacionit të Unionit Evropian në Maqedoni, z. H.E. Aivo Orav.

  Duke marrë parasysh faktin se ky panair është edhe aktiviteti përfunditmar i projektit “Youth Empowerment and Employment Generation”, i njëjti ishte i përcjellur edhe me një programë të pasur, duke përfshirë këtu edhe prezantimin e rezultateve të projektit dhe disa përmbajtje tjera argëtuese, siç ishte edhe koncerti me muzikë elektronike.


  

SPONZORI BRONZ PROKREDIT

Related posts

SPONZORI BRONZ MAYA