Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Formalizohet bashkëpunimi mes OEMVP dhe INOVA, nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi

Formalizohet bashkëpunimi mes OEMVP dhe INOVA, nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi

Formalizohet bashkëpunimi mes OEMVP dhe INOVA, nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi

U.d. Kryetari i OEMVP, Nuhi Aliu, së bashku me Drejtorin Ekzekutiv Durim Zekiri, mirëpritën në takim Agjencinë për Inovacione, Zhvillim Shkencoro-Teknologjik dhe Sipërmarrësi (INOVA), në krye me drejtoreshën, znj. Daniella Dimovska.

Gjatë takimit, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet OEMVP dhe Agjencisë për Inovacione, Zhvillim Shkencoro-Teknologjik dhe Sipërmarrësi, duke formalizuar një partneritet të ri strategjik që synon të nxisë zhvillimin ekonomik dhe teknologjik në vend.

Qëllimi i këtij memorandumi është krijimi i një partneriteti për stimulimin e inovacioneve, mbështetjen e sipërmarrjes dhe start-up-eve, rritjen e konkurrueshmërisë së kompanive, si dhe zhvillimin e një ekosistemi inovativ dhe teknologjik. Po ashtu, marrëveshja synon të nxisë bashkëpunimin ndërmjet universiteteve, sektorit privat dhe institucioneve shtetërore.

Ky bashkëpunim paraqet një hap të rëndësishëm drejt avancimit të zhvillimit ekonomik dhe krijimit të kushteve më të favorshme për bizneset vendore në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.