Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Takim me zv. Ambasadorin e Gjermanisë në RM

Takim me zv. Ambasadorin e Gjermanisë në RM

  Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore sot realizoi një takim pune me zv. Ambasadorin e Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë, z. Hans Helge Sander.

  Në këtë takim është diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve sidomos në planin e zhvillimit ekonomik, tërheqjes dhe mbrojtjes së investimeve të ndërsjella dhe stabilitetit financiar.

  Kryetari i OEMVP-së, z. Menderes Kuçi prezantoi aktivitetet e Odës dhe shërbimet që ua ofron anëtarëve, si dhe ndikimin që kanë Odat Ekonomike në krijimin e politikës në vend.

  Gjatë takimit u pajtuan që të shihet mundësia e bashkëpunimit bilateral në mes të Republikës së Gjermanisë dhe Republikës së Maqedonisë në fusha konkrete të biznesit dhe duke ofruar mundësinë e angazhimit,  duke përcaktuar që sektori privat të jetë bartës i zhvillimit ekonomik.