Home / Lajmet / Lajmet e fundit / OEMVP certifikohet me ISO 9001:2015, avancohet cilësia institucionale

OEMVP certifikohet me ISO 9001:2015, avancohet cilësia institucionale

OEMVP certifikohet me ISO 9001:2015, avancohet cilësia institucionale

Drejtori Ekzekutiv i OEMVP-së, z. Durim Zeqiri, së bashku me menaxheren operative, Miranda Ajdini, mirëpritën në takim pronarin e kompanisë INTERCERT, z. Vasko Temelkoski, si dhe menaxheren e shitjes, znj. Valentina Temelkoska.  Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive bashkëpunimi, duke theksuar rëndësinë e standardeve ndërkombëtare në avancimin e cilësisë së shërbimeve.

Gjatë periudhës së kaluar, OEMVP ka kaluar fazat përgatitore për certifikimin me standardin ISO 9001:2015, për vendosjen, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë, në përputhje me kërkesat e standardit. Pas realizimit të auditimit nga kompania certifikuese dhe njëherit anëtare e Odës – Intercert, Oda ka përmbushur me sukses të gjitha kërkesat dhe është certifikuar me ISO 9001:2015.

Ky certifikim është indikator i rëndësishëm i zhvillimit institucional të OEMVP, duke reflektuar angazhimin për zhvillim të qëndrueshëm, optimizim të proceseve të punës dhe forcim të vlerës së shërbimeve për komunitetin e biznesit.