Home / Lajmet / Lajmet e fundit / OEMVP kontribuon në zhvillimin profesional të studentëve në Panairin e Karrierës në Universitetin Nënë Tereza

OEMVP kontribuon në zhvillimin profesional të studentëve në Panairin e Karrierës në Universitetin Nënë Tereza

OEMVP kontribuon në zhvillimin profesional të studentëve në Panairin e Karrierës në Universitetin Nënë Tereza

U.d. Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, z. Nuhi Aliu, së bashku me Drejtorin Ekzekutiv, z. Durim Zeqiri, morën pjesë në Panairin e Karrierës, aktivitet i organizuar nga Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup.

Gjatë aktivitetit, delegacioni i OEMVP-së, së bashku me Rektorin e UNT-së, z.Bekim Fetaji dhe stafin akademik të universitetit, realizuan vizita në stendat e kompanive pjesëmarrëse.

Në mesin e kompanive pjesëmarrëse me stenda ishin edhe kompani anëtare të OEMVP-së.

Në fjalën e tij, u.d. Kryetari i OEMVP-së, z. Nuhi Aliu, theksoi rëndësinë e krijimit të urave bashkëpunuese ndërmjet arsimit dhe biznesit, duke theksuar se “Kjo është mundësi e shkëlqyer për studentët që të njihen më afër me nevojat reale të bizneseve dhe për kompanitë që të identifikojnë talentet e reja. I inkurajoj studentët të jenë aktivë, të kërkojnë mundësi praktike dhe të ndërtojnë ura bashkëpunimi me bizneset. Ndërsa kompanitë i ftoj të vazhdojnë të investojnë në të rinjtë, sepse ata janë e ardhmja e ekonomisë sonë.”

OEMVP mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet sektorit akademik dhe komunitetit të biznesit, duke mbështetur iniciativa që kontribuojnë në zhvillimin profesional të të rinjve dhe përafrimin e tyre me kërkesat e tregut të punës.