Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore i vijoi aktivitetet e saja në kuadër të Karvanit të OEMVP-së, dhe këtë herë takimi u mbajt në restoranin Barok Sera në Gostivar.
Takimi në Gostivar u mbajt më 13 Qershor me përfaqësues anëtare të Odës nga ky rajon.
Takimin e hapi drejtori ekzekutiv i OEMVP-së z. Arben Halili, i cili theksoi rëndësinë e anëtarëve tanë të cilët mundësuan që OEMVP-ja të jetë faktorë relevant dhe me ndikim në Republikën e Maqedonisë dhe në rajon. Ai gjithashtu e bëri prezantimin e rezultateve për vitin 2013 dhe planeve për vitin 2014 të OEMVP-së.
U diskutua edhe rreth problemeve të ndryshme që hasin kompanitë tona gjatë realizimit të biznesit të tyre, duke shkëmbyer përvoja dhe sugjerime për zgjedhjen e tyre.




