AKADEMIKA
AKADEMIKA
Projekt për të rinjtë dhe mundësitë për punësimin e tyre

Projekt për të rinjtë dhe mundësitë për punësimin e tyre

SPOZORI GJENERAL

  Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore nisi me zbatimin e projektit për bashkëpunim ndërkufitar “Fuqizimi i të rinjve dhe gjenerimi i punësimit”, të financuar nga Bashkimi Evropian. Projekti do të realizohet në Republikën е Maqedonisë (rajoni i Dibrës) dhe Republikën e Shqipërisë (rajoni i Peshkopisë).

  Bartës i projektit në Maqedoni është Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe partneri i saj Instituti Preda Plus nga Prilepi, ndërsa në Shqipëri bartës është Fondacioni Sprint dhe partneri ANTTARC.

  Për këtë qëllim, më 26 prill 2013, në Strugë, u realizua një takim në mes partnerëve të inkuadruar në projekt, ku u bisedua rreth planit të realizimit të aktiviteteve, metodologjia për punë dhe çështje tjera në interes të projektit. Pastaj u vizitua edhe zyra e OEMVP-së në Dibër, e cila do të hapet për qëllimet e projektit dhe ku do të Angazhohet një person.

  Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të promovohet partneriteti mes agjencioneve të ndryshme lokale qeveritare, institucioneve arsimore, organizatave rinore dhe sektorit privat në të dy anët e kufirit, me qëllim të arritjes së kohezionit shoqëror tek gjenerata e re përmes arsimit dhe punësimit.

  Në aktivitetet e projektit do të përfshihen të rinjtë, studentët dhe nxënësit, nga të dy anët e kufirit, institucionet arsimore, sektori i biznesit, zyrat për punësim, dhe aktorët tjerë relevant.

SPONZORI BRONZ PROKREDIT

Related posts

SPONZORI BRONZ MAYA