Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Kryetari, z.Qyra dhe përfaqësues të OEMVP morën pjesë në Konferencën ekonomike “Ekonomia shpëton Luginën”

Kryetari, z.Qyra dhe përfaqësues të OEMVP morën pjesë në Konferencën ekonomike “Ekonomia shpëton Luginën”

Kryetari, z.Qyra dhe përfaqësues të OEMVP morën pjesë në Konferencën ekonomike “Ekonomia shpëton Luginën”

Në Konferencën Ekonomike “Ekonomia shpëton Luginën”, e cila u organizua nga Unioni i Afaristëve – Vizioni PMB, u mblodhën së bashku politikanë dhe biznesmenë nga më shumë se 20 vende të botës. Kjo ngjarje e rëndësishme, përfshiu një numër të madh mysafirësh të shquar, përfshirë Ambasadorë, Kryetar të Odave Ekonomike, përfaqësues të rrjeteve të bizneseve dhe të institucioneve lokale dhe qendrore nga Lugina e Preshevës, si dhe përfaqësues nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Në këtë ngjarje morën pjesë Kryetari i OEMVP, z. Qyra, Kryetari i Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar, z. Fejzi, Kryetari i Nderit i OEMVP-së, z. Dauti, Kryetar i Kuvendit të OEMVP z. Ejupi, si dhe përfaqësues të Këshillit drejtues dhe kompanive anëtare të OEMVP, të cilët ofruan mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre.

Hapjen e kësaj ngjarjeje e bëri Kryetari i Unionit, z. Xhelal Memeti, i cili përshkroi rrugëtimin njëvjeçar të këtij organizimi. Gjithashtu, u prezantuan edhe programet dhe projektet prioritare që planifikohen të realizohen në të ardhmen.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimor vazhdon të luajë një rol kyç në mbështetjen e nismave për zhvillimin ekonomik, duke forcuar partneritetin rajonal dhe duke krijuar ura bashkëpunimi mes bizneseve vendore dhe ndërkombëtare, për të kontribuar në një të ardhme më të qëndrueshme për vendin.