Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Bashkëpunimi akademi–biznes në fokus, OEMVP në Panairin e Karrierës në Universitetin e Tetovës

Bashkëpunimi akademi–biznes në fokus, OEMVP në Panairin e Karrierës në Universitetin e Tetovës

Bashkëpunimi akademi–biznes në fokus, OEMVP në Panairin e Karrierës në Universitetin e Tetovës

U.d. Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, z. Nuhi Aliu, mori pjesë në Panairin e Karrierës të organizuar nga Universiteti i Tetovës, aktivitet i rëndësishëm që synon afrimin e studentëve me tregun e punës dhe sektorin privat.

Me këtë rast, U.d. Kryetari, së bashku me Rektorin e Universitetit të Tetovës, realizuan vizita në stendat e bizneseve pjesëmarrëse, ku ndër të tjera ishin të pranishme edhe disa kompani anëtare të OEMVP-së, si: Neting school, Halkbank AD Skopje, Vezë Sharri, Eko Sharr, Sparkasse Bank AD Skopje.

Në deklaratën e tij për media, U.d. Kryetari theksoi “Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore mbështet fuqishëm iniciativa të tilla, sepse besojmë se bashkëpunimi mes universiteteve dhe sektorit privat është kyç për zhvillimin ekonomik dhe për përgatitjen e kuadrove të afta dhe konkurruese.”

Ai gjithashtu potencoi se OEMVP mbetet e përkushtuar për të hapur dyert për studentët dhe të rinjtë, duke u ofruar atyre mundësi konkrete për punësim, zhvillim profesional dhe përfshirje në punë praktike brenda kompanive anëtare.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore vazhdon të mbështesë nisma që kontribuojnë në përgatitjen e të rinjve me njohuri praktike dhe aftësi të përshtatura me kërkesat reale të tregut të punës.