OEMVP realizon takim me përfaqësinë më të lartë të shtetit – Në fokus Investimet Kapitale dhe shumë tema të rëndësishme me biznesin.
29.07.2024, Shkup – Në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, kryetari Qyra bashkë me kryesinë mirëpritën në takim kryeministrin e RMV, z. Mickoski, zëvendës kryeministrin e Parë dhe Ministrin e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Mexhiti, zëvendës kryeministrin dhe Ministrin e Transporit, z. Nikolovski, Ministren e Financave, znj. Dimitrieska-Koçoska dhe Ministrin e Ekonomisë, z. Durmishi.
Në këtë takim, Kryetari Qyra u shpreh se investimet kapitale janë thelbësore për një ekonomi të qëndrueshme, dhe se qeveria duhet të plotësojë kërkesat e biznesit në këtë drejtim, për të rritur efikasitetin dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë tonë në raport me shtetet tjera, për sa i përket zhvillimit dhe ekspansionit ekonomik.
Ndër tjerash, Kryetari Qyra foli edhe për fuqinë punëtore si element kyç në zhvillimin e bizneseve dhe ekonomisë në përgjithsi, duke e sjellur në diskutim përsëri idenë për ulje të kontributeve me çka do tu mundësohet kompanive një avantazh në ruajtjen e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe motivuar.
Gjithashtu, z. Qyra, në inercion të takimeve paraprake, hapi edhe temën e Korridorit 8 dhe atij 10-D, ku kërkoi nga kabineti qeveritar realizim të shpejtë të të njejtave, si projekte më të mëdha kapitale të vendit tonë.
Në fjalën e tij, kryetari Qyra foli edhe për avancimin e Bujqësisë, Turzimit dhe të ndërtimtarisë, ku kjo e fundit, paraqet edhe shtyllën më të fuqishme të ekonomisë tonë, duke kërkuar që të njejtat mos të jenë të anashkaluara nga incentivat shtetërore për biznesin.
Kryeministri z. Mickoski theksoi se 250 milionë euro do të jenë në disponueshmëri të biznesit në muajin tetor, ndërsa po aq, do të ndahen për komunat nga viti i ardhshëm, për të realizuar projekte kapitale.
Gjithashtu, për bizneset do të ketë edhe 100 milionë euro nga Banka Evropiane e Investimeve dhe me prioritet do trajtohet sektori i prodhimtarisë, si dhe digjitalizimi, me qëllim që të zvogëlohet ekonomia gri, si dhe të rritet produktiviteti.
z. Mickoski potencoi se qeveria aktuale është në shërbim të bizneseve dhe së bashku, në përputhje me ligjin, do të bashkëpunojmë për mirëqenien ekonomike të RMV. Ai potencoi se përskaj sfidave të shumta, qeveria do të mundohet të realizojë maksimalisht programin qeveritar, ndërsa OEMVP-në dhe biznesin në përgjithësi, i sheh si partner strategjik në procesin e rritjes ekonomike.
Zëvendës Kryeministri i Parë z. Izet Mexhiti, hapi edhe diskutimin mbi rrugën Shkup-Bllacë, për të cilën do të shqyrtohet realizimi sa më i shpejtë i saj.
Ministri i Transportit z. Nikolovski, potencoi se deri në fund të vitit 2026 do të realizohet edhe autostrada Kërçovë ohër, ndërsa nga përfaqësues të OEMVP-së, u kërkua që të revidohen ligjet përkatëse të cilat përshkaqe ekspropriimi vonojnë realizimin e projekteve rrugore në vend.
Nga përfaqësuesit e resorëve shtetëror ekonomik në takim u kërkua të punojnë së bashku për të mirën e bizneseve dhe ekonomisë së vendit, dhe se dduhet të realizohen takime të rregullta me sektorin e biznesit, me qëllim të identifikimit dhe zgjidhjes së problemeve që preokupojnë biznesin
OEMVP kërkoi që të bëhen reforma në ndërrmarjet publike për shkak të humbjeve të mëdha financiare por edhe u kërkua që sa më parë të flloi procesi i digjitalizimit të sektorit publik dhe atij privat, si mekanizëm kryesor për zvogëlimin e ekonomisë gri.