AKADEMIKA
AKADEMIKA
Fuqizimi i të rinjve dhe gjenerimi i punësimit

Fuqizimi i të rinjve dhe gjenerimi i punësimit

SPOZORI GJENERAL

  Edhe rajoni i Dibrës (Shqipëri) dhe ai Jugperëndimor i vendit tonë karakterizohet me veçori të ngjashme lidhur me problemet sociale, kulturore dhe ekonomike. Papunësia është problem i përhershëm për të dy rajonet, që gjithashtu shihet edhe nga emigrimi i dukshëm. Nuk ka aktivitete të mjaftueshme për zhvillimin e përbashkët dhe promovimin e platformave të cilat mundësojnë shkëmbim të përvojave mes të rinjve nga të dy rajonet dhe me këtë do të gjenerohen përfitime për të gjithë. Gjatë viteve të fundit është vërejtur mosharmonizim mes shkathtësive që i krijojnë institucionet arsimore në të dy vendet dhe shkathtësitë që kërkohen në tregun e punës janë faktor që kontribuon për rritjen e shkallës së papunësisë te të rinjtë.

  Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të promovohet partneriteti mes agjencive të ndryshme lokale qeveritare, institucioneve arsimore, organizatave rinore dhe sektorit privat në të dy anët e kufirit, me qëllim të arritjes së kohezionit shoqëror te gjenerata e re përmes arsimit dhe punësimit.  

  Qëllimet specifike të projektit janë: Ofrimi i mundësive për të rinjtë që të marrin pjesë në jetën ekonomike dhe sociale të dy rajoneve, duke e lehtësuar qasjen për të rinjtë në mjedisin e punës; të kuptuarit më të mirë të elementeve kyçe të aftësive për punësim dhe zhvillimin e shëndoshë të biznesit; Platforma të përbashkëta ndërkufitare për përkushtimin reciprok për të ndihmuar të rinjtë.

  Grupet qëllimore të projektit janë: Sistemi arsimor në të dy anët e kufirit, ku janë të përfshirë Universitetet ose sistemet i shkollimit të mesëm; dhe Zyrat për punësim në të dy rajonet.

Rezultatet që priten: 1) Një raport të hollësishëm për status quo e zhvillimit të rinjve në rajonet përkatëse. 2) Ndërtimi i rrjetit përmes promovimit të partneritetit publik – privat për të rritur punësimin e të rinjve dhe ndërmarrësit e ri. 3)  Përmirësimi i çështjeve lidhur me zhvillimin e forcës së punës duke përgatitur të rinjtë për vendin e punës sipas nevojave të ndryshme specifike lokale, rajonale, kombëtare dhe ndër kufitare.

  Aktivitetet kryesore: 1. Grumbullimi i të dhënave relevante për të arsimin dhe punësimin e të rinjve. 2. Analiza e trendëve të punësimit sipas specifikave të dy rajoneve me rëndësi për të rinjtë dhe për iniciativat potenciale për punësim dhe biznes. 3. Publikimi i raportit të gjetjeve dhe organizimi i dy punëtorive për ndërtimin e kapaciteteve në të dy anët e kufirit me aktorët e kyçur në projekt. 4. Tre trajnime lidhur me shkathtësitë për punësim, për punë ekipore, zgjidhjen e problemeve, planifikimin dhe organizimin, menaxhment, për iniciativa dhe ndërmarrësi. 5. Organizimi i panairit ndër rajonal për punësim dhe lancimi i platformës së rrjetit për punësim.

  Organizatat implementuese: Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (organizatë bartëse), Instituti PREDA (partner), Fondacioni Sprint (organizatë bartëse), ANTTARC (partner).

  Kohëzgjatja e projektit: 14 muaj

Për më tepër informata rreth projektit kontaktoni në info@oemvp.org ose në telefon 076/397-505

 

   Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian                               

                   

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore Fondacioni SPRINT Instituti PREDA  ANTTARC 

 

This document has been produced with financial assistance of the Europian Union. The contents of this document are the sole responsibility of Economic Chamber of North-West Macedonia and can no under no circumstances be regarded as reflecting the position of the European Union.


SPONZORI BRONZ PROKREDIT

Related posts

SPONZORI BRONZ MAYA