Kryetari Nebi Hoxha panelist në Sarajevo Business Forum 2019
18 Prill 2019 – Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore z. Nebi Hoxha mori pjesë në Forumin e Biznesit të Sarajevës i cili tani më është shëndruar në një tradite dhe këtë vit festoi jubileun e dhjetë të organizimit. Forumi i biznesit të Sarajevës llogaritet si ngjarja më e rëndësishme e biznesit dhe investimeve në Evropën Juglindore.
Z. Nebi Hoxha mori pjesë aktive në këtë forum duke qenë pjesë e panelit ku u diskutua mbi temën “Përfitimet nga zhvillimi i industrisë së drurit dhe mobiljeve”.
“Industria e drurit dhe mobiljeve ballafaqohet me shumë sfida, si konkurenca nga kompanitë që i kopijojnë modelet e mobilijeve dhe i prodhojnë me çmim më të ulët pa paguar taksa – u shpreh z. Nebi Hoxha, si dhe theksoi se problem tjetër me të cilin ballafaqohet ky sektor është gjithashtu edhe mungesa e forcës së kualifikuar punëtore për shkak se sistemi jonë arsimor nuk ofron edukim adekuat për rritjen e kualitetit dhe inovacionit gjatë përpunimit të drurit. Digjitalizimi në vitet e ardhëshme do ta transformon sektorin e mobiljeve ku ndikimi i tij edhe tani është mjaft i dukshëm.”
Në këtë forum që ka për qëllim rrjetëzimin e bizneseve kryetari z. Nebi Hoxha nënshkroi edhe një memorandum i cili përfshin platformë për të arritur bashkëpunim të ndërsjellë me Bosnia Bank International dhe shpreson që ky memorandum siguron përfitime për kompanitë e OEMVP-së dhe shpreson se kjo do të jetë baza për një bashkëpunim të gjatë dhe të suksesshëm.
Comments are closed.