AKADEMIKA
AKADEMIKA
Pas Bogovinës, vazhdojnë trajnimet në Strugë

Pas Bogovinës, vazhdojnë trajnimet në Strugë

SPOZORI GJENERAL

  Ka filluar trajnimi i grupit të dytë të grave dhe vajzave nga rajonet rurale dhe qytetit të Strugës. Pas përfundimit me sukses të trajnimit të grupit të parë gjatë javës së kaluar, gjatë kësaj jave janë identifikuar dhe kanë filluar trajnimin edhe 25 gra dhe vajza nga rajonet rurale të Strugës. 

  Në komunën e Bogovinës u trajnuan 20 gra, dhe grupet e interesuara për të inicuar biznese u ndihmuan edhe në përpilimin e plan bizneseve përkatëse.

  Ky projekt i përbashkët në mes Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore, Shoqatës për zhvillim lokal rural dhe Agjencionit për Zhvillim Rajonal Senec – Pezinok nga Sllovakia, synon që të rrisë shkallën e arsimit tek gratë dhe vajzat sidomos ato në zonat rurale si dhe të rrisë mundësit e tyre për qasje në informacion dhe në gjenerim të të ardhurave, duke u mundësuar  integrimin më të lehtë në tregun e punës.

  Trajnimet mbahen në sallën e Këshillit të komunës së Strugës, dhe do të vazhdojnë deri më 14 Qershor 2013 (E premte), kurse më pas do të vazhdojnë në rajonin e Shkupit, respektivisht në komunën e Sarajit.

    Trajnimet janë të fokusuara në përmisimin e gjendjes ekonomike të gruas dhe familjes, nëpërmjet ofrimit të mundësive dhe informacionit për punësimin dhe formimin profesional, si dhe rritja e aftësive sipërmarrëse të grave dhe vajzave të reja që sapo kanë nisur biznes dhe krijimin e këtyre aftësive tek ato që mendojnë të hapin një të tillë. 

 


Trajnimi në komunën e Bogovinës

 

Për më tepër informata rreth projektit, kontaktoni në e-mail fatima.vela@oemvp.org

 

                                                                                                
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore Shoqata për Zhvillim Lokal Rural Agjencioni për Zhvillim Regjional Senec – Pezinok

 


 Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian                                     

 

 

 

  This document has been produced with financial assistance of the Europian Union. The contents of this document are the sole responsibility of Economic Chamber of North-West Macedonia and can no under no circumstances be regarded as reflecting the position of the European Union.



 

SPONZORI BRONZ PROKREDIT

Related posts

SPONZORI BRONZ MAYA