Biznes rregullativa publikon shpallje për përpilim të biznes planit për ueb faqe

Biznes rregullativa publikon shpallje për përpilim të biznes planit për ueb faqe

Biznes rregullativa nëpërmjet Projektit të USAID “Partneritet për rregullativë më të mirë afariste” publikon shpallje për angazhim të një subjekti juridik ose fizik për përpilim të planit të biznesit për nevojat e ueb faqes biznisregulativa.mk.

Projekti i USAID “Partneritet për rregullativë më të mirë afariste”, është projekt me kohëzgjatje prej katër viteve, ndërsa implementohet nga EPI CENTAR Internacional në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Odën Ekonomike të Maqedonisë, Odën Ekonomike të Teknologjisë Informatike dhe të Komunikimit – MASIT, dhe Lidhja e Odave Ekonomike. Qëllimet e projektit janë përmirësimi i punës së ndërmarrjeve mikro, të vogla, dhe të mesme në raport me përshtatshmërinë e tyre me rregullativën ligjore, plotësimin e masave të kërkuara, detyrave dhe obligimeve, të cilët paraqiten si problem më i shpeshtë. Aktivitetet e projektit janë në drejtim për ndihmë të bizneseve në procesin e përshtatshmërisë së tyre me kërkesat ligjore dhe të nxiten të marrin pjesëmarrje aktive në krijimin e politikave të cilat i prekin ato.

Pjesë e aktiviteteve të projektit është ueb portali www.biznisregulativa.mk. Internet portali biznisregulativa.mk është produkt i Projektit të USAID “Partneritet për rregullativë më të mirë afariste”. Ky portal është i pari dhe i vetmi, ku biznes komuniteti mundë të informohet për ngjarjet më të reja dhe biznes aktivitetet të shtetit, si dhe ndryshimet në rregullativën ligjore që mundë kanë të bëjnë me aktivitetet ditore të kompanive.

Lënda e kontratës është përpilim të biznes plani për monetizim të ueb portalit www.biznisregulativa.mk.

Procedurën kryhet nga Shoqëri për tregti dhe shërbime EPI CENTAR Internacional SHPKNJP Shkup. Mjetet e parashikuara për nënshkrim të kontratës janë të siguruara nëpërmjet Projektit të USAID “Partneritet për rregullativë më të mirë afariste”. Buxheti për nënshkrim të kontratës është fiks në 1,500.00 USD. Kontrata me kandidatin e përzgjedhur do të nënshkruhet me Shoqërinë për shërbime dhe tregti EPI CENTAR Internacional SHPKNJP Shkup.

Periudha kohore e angazhimit është prej Maj 2019 deri me 20 Qërshor 2019. Mundë të aplikojnë persona fizik dhe juridik, të cilët kanë përvojë në fushën e marketingut dhe shitjes së hapësirave reklamuese në ueb faqe, komercializim të ueb faqes, bashkëpunim me marketing, PR dhe agjencione reklamuese, të ketë njohuri me online tregun në Maqedoninë e Veriut dhe mjete për reklama dixhitale. Ftojmë të gjithë kandidatët e interesuar të aplikojnë me dërgimin e CV të personave fizik, ndërsa për personat juridik gjendja momentale dhe listë reference.

Kandidatët e interesuar mundë të aplikojnë me dorëzimin e dokumenteve të kërkuara, më së voni deri me 17.05.2019, ora 16:00 në adresën elektronike: asutoglu@epicentar.mk.

Kandidati do të jetë i angazhuar për përpilimin e biznes planit për ueb portalin i cili do të përfshijë:

– Analizë e funksionimit të ueb portalit në aspektin e efikasitetit të kostos dhe qëndrueshmërinë;

–  Analizë të shpenzimeve (minimale dhe optimale) për funksionimin e ueb portalit;

– Analizë të shpenzimeve të ueb faqes në të cilën do të jenë të kyçura zgjidhje për hosting dhe domen, paga dhe marketing;

– Zgjidhje ideale për konfigurimin ligjor për mënyrën e funksionimit të ueb portalit dhe qëndrueshmëria e ueb portalit.