SHPALLJE PUBLIKE PËR SHËRBIME KONSULENCE

MENTORIM/TRAJNIM PËR MENAXHIM TË MBETURINAVE

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore gjatë periudhës Gusht 2023 – Qershor 2024 implementon projektin “Green Business Leaders”, grant në kuadër të Projektit të USAID “Akiviteti për fuqizimin e ekosistemit Afarist” të realizuar nga Konsulenca për Zhvillim Strategjik dhe shpall Thirrje për shërbime konsulecе për Mentorim/Trajnim për menaxhim të mbeturinave.

Rezultatet e pritura janë si më poshtë:

  • Hartimi i kurrikulës për të trajnuar kompanitë në reduktimin e sigurt të mbeturinave dhe asgjësimin e tyre.
  • Të paktën 10 kompani anëtare të trajnuara për menaxhimin e mbetjeve.
  • Hartimi i planeve për menaxhim të mbetjeve që përfshin një qasje strategjike për menaxhimin e mbetjeve, duke përfshirë produkte me efikasitet energjetik, për të paktën 5 kompani anëtare.
  • Raporti i realizimit të aktiviteteve të mësipërme.

Të gjitha informatat e nevojshme dhe mënyrën e aplikimit e gjeni në dokumentin e mëposhtëm.

Anetaresimi formulari