Përfundon me sukses trajnimi dyditor me temë: “Tarifa doganore, procedurat doganore dhe origjina e mallrave”.
Sot më 17 Tetor 2023, e martë, Qendra e Trajnimeve të OEMVP organizoi me sukses ditën e dytë të trajnimit me temë: “Tarifa doganore, procedurat doganore dhe origjina e mallrave.”
Pjesëmarrësit në këtë trajnim dyditësh, të organizuar nga OEMVP, patën mundësinë të eksplorojnë detaje të rëndësishme lidhur me llojet e procedurave doganore, procesin e lëshimit të mallrave për qarkullim të lirë dhe origjinën e mallrave, marrëveshjen e tregtisë së lirë dhe përfitimet që mund të nxirreshin nga të gjitha këto koncepte, së bashku me shumë tema tjera të rëndësishme.
Pjesëmarrësit u shpërblyen me çertifikatë për përfshirjen e tyre aktive në këtë trajnim nga OEMVP.
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore është vazhdimisht e përkushtuar të kontribuojë për të mirën e anëtarëve, me qëllim ngritjen e kapaciteteve të tyre dhe njëkohësisht të krijojë ambient të përshtatshëm për të bërë biznes.
Qendra e Trajnimeve e OEMVP është e gatshme dhe e disponueshme për të shërbyer kompanitë, me trajnime të personalizuara për temat që ju interesojnë. Nëse dëshironi të organizoni një trajnim për biznesin tuaj, ju lutemi të kontaktoni zyrtaren për ndërlidhje me bizneset, Besiana Mustafa, në adresën e emailit business.liaison@oemvp.org ose në numrin e telefonit: 075/422-886.