Samiti evropian i zonave të lira

Samiti evropian i zonave të lira po mbahet sot në Shkup me mbi 350 pjesëmarrës, ku pjesëmarrës është edhe kryetari i OEMVP Nebi Hoxha. Ky samit fillon me panel të ministrave mbi ndihmën shtetërore për investitorët, ku marrin pjesë ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe tre ministra nga rajoni.

Do të diskutohet harmonizimi i politikave të rajonit dhe unifikimin e alokimit të ndihmës shtetërore. Samiti do të hapet nga zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev, drejtori i Drejtorisë për Zona teknologjike dhe Zhvillim Industrial (TIRZ) Aleksandsr Mladenovski dhe Muhamed Al Zaroni, kryetari i Organizatës Botërore të zonave të lira.

Gjatë samitit do të nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes TIRZ dhe Organizatës Botërore të zonave të lira dhe do të mbahen panele në temat “E ardhmja e zonave të lira dhe sfidat me të cilat ballafaqohen”, “Tregtia e paligjshme dhe efektet e saj në zonat e lira dhe në programet e tyre për siguri” dhe ” Formimi i një shoqate që do të mbulojë të gjitha llojet e zonave “. Nesër është planifikuar vizitë e zones së lirë ekonomike në Shkup.