AKADEMIKA
AKADEMIKA
U hap zyra lokale e OEMVP-së në Dibër

U hap zyra lokale e OEMVP-së në Dibër

SPOZORI GJENERAL

  Në kuadër të projektit për bashkëpunim ndërkombëtar “Fuqizimi i të rinjve dhe gjenerimi i punësimit”, OEMVP organizoi pres konferencë, me ç’rast u prezantuan qëllimet dhe aktivitetet e projektit.

  Në pres konferencë fjalë rasti patën kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, z. Menderes Kuçi dhe kryetari i Komunës së Dibrës, z. Ruzhdi Lata.

  “Ky është hap i parë i Odës në këtë regjion. Ku me hapjen e zyrës, jo vetëm që do të mbështetet procesi i realizimit të aktiviteteve të projektit, por do të jetë edhe derë e hapur për ndërmarrjet nga Dibra, ku ato do të mund t’i shprehin kërkesat, nevojat dhe problemet me të cilat ballafaqohen në këtë rajon”, tha Menders Kuçi.

  Për kryetarin e Komunës së Dibrës, hapja e zyrës do të mundësojë që t’u ndihmohet të rinjve dhe ndërmarrjeve për të gjetur interes të përbashkët. Pasi kjo është një ndër qëllimet e projekti, aftësimi të rinjve dhe komunikimi mes aktorëve të ndryshëm të involvuar në projekt.

  Gramoz Shabani, menaxher i projektit, i njoftoi të pranishmit lidhur me qëllimet e projektit, aktivitetet të cilat do të ndërmerren dhe grupet qëllimore të përfshira në projekt.

  Projekti do të realizohet në 14 muajt e ardhshëm. Projektin e realizojnë Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Instituti Preda nga Prilepi nga ana e Maqedonisë, ndërsa Fondacioni SPRINT dhe ANTARC nga ana e Shqipërisë. Buxheti i përgjithshëm është 104.878 Euro dhe është i financuar nga Bashkimi Evropian.

SPONZORI BRONZ PROKREDIT

Related posts

SPONZORI BRONZ MAYA