Me rastin e vendosjes së gurrëthemelit të investimit të ri të kompanisë Lear dhe Normak Investment Group në ZZHTI Tetovë, në fjalimin e tij Kryetari i OEMVP-së z. Nebi Hoxha, Uroi përfaqësuesit e kompanive në fjalë për suksesin dhe përkushtimin e dëshmuar gjatë këtyre viteve, duke potencuar rëndësinë e tyre në luftën kundër papunësisë si dhe zhvillimin ekonomik sidomos të rajonit të Pollogut.
OEMVP çdoherë ka qenë përkrahëse e projekteve investuese dhe zhvillimore, dhe prezenca e Kryetarit Nebi Hoxha në këtë ngjarje, ishte vetëm se dëshmi e qëndrimeve të odës karshi këtyre projekteve.






