OEMVP realizoi takim me anëtarët në Dibër

  Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore më 28 Maj 2013 në Dibër, realizoi takim me anëtarët e saj. Takimi është vazhdë e Karvanit të OEMVP-së që organizohet gjatë muajit maj dhe qershor në qytetet ku ajo vepron. Takimi u mbajt në godinën e Komunës së Dibrës.

  Prezantimi i rezultateve për vitin 2012 dhe planeve për vitin 2013 të OEMVP-së u bë nga ana e zëvendësdrejtorit ekzekutiv, z. Arben Halilit. Gjatë takimit u diskutua rreth problemeve të ndryshme që janë me rëndësi për kompanitë e këtij rajoni, dhe u propozuan mundësitë e zgjedhjes së tyre. 

  Kompanitë e theksuan edhe një herë problemin infrastrukturor, saktësisht meremetimin e aksit rrugor Mavrovë – Dibër, që është në një gjendje mjaft të keqe. Ky është një ndër problemet për mosardhjen e investuesve të huaj në Komunën e Dibrës.

  Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, z. Menderes Kuçi, potencoi se hapja e zyrës lokale në Komunën e Dibrës do të jetë një stimul për kompanitë që t’i shprehin problemet e tyre me të cilat ballafaqohen dhe të adresohen nga ana e Odës deri te institucionet përkatëse.

  Takimi i ardhshëm do të mbahet në qytetin e Shkupit më 30 Maj 2013 (Hotel New Star, ora 11:00)

Comments are closed.