MENTORIM/TRAJNIM PËR MENAXHIM TË MBETURINAVE
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore gjatë periudhës Gusht 2023 – Qershor 2024 implementon projektin “Green Business Leaders”, grant në kuadër të Projektit të USAID “Akiviteti për fuqizimin e ekosistemit Afarist” të realizuar nga Konsulenca për Zhvillim Strategjik dhe shpall Thirrje për shërbime konsulecе për Mentorim/Trajnim për menaxhim të mbeturinave.
Rezultatet e pritura janë si më poshtë:
- Hartimi i kurrikulës për të trajnuar kompanitë në reduktimin e sigurt të mbeturinave dhe asgjësimin e tyre.
- Të paktën 10 kompani anëtare të trajnuara për menaxhimin e mbetjeve.
- Hartimi i planeve për menaxhim të mbetjeve që përfshin një qasje strategjike për menaxhimin e mbetjeve, duke përfshirë produkte me efikasitet energjetik, për të paktën 5 kompani anëtare.
- Raporti i realizimit të aktiviteteve të mësipërme.
Të gjitha informatat e nevojshme dhe mënyrën e aplikimit e gjeni në dokumentin e mëposhtëm.






