Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Kryesia dhe anëtarësia e OEMVP pjesëmarrëse në ngjarje për mbështetjen dhe fuqizimin e ndërmarrjeve sociale

Kryesia dhe anëtarësia e OEMVP pjesëmarrëse në ngjarje për mbështetjen dhe fuqizimin e ndërmarrjeve sociale

Kryesia dhe anëtarësia e OEMVP pjesëmarrëse në ngjarje për mbështetjen dhe fuqizimin e ndërmarrjeve sociale

U.D. Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore z. Nuhi Aliu, së bashku me Drejtorin Ekzekutiv, z. Durim Zekiri, morën pjesë në ngjarjen e organizuar nga Agjencia për Inovacion, Zhvillim Shkencor dhe Teknologjik dhe Ndërmarrësi – INOVA, me temë “Promovimi i ndërmarrjeve sociale dhe ngjarja e donatorëve”.

Në fjalën përshëndetëse drejtuar të pranishmëve, U.D. Kryetar i OEMVP, theksoi rëndësinë e mbështetjes së sipërmarrjes sociale si një element kyç për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe për krijimin e mundësive të reja për përfshirje sociale, duke nënvizuar rolin e institucioneve dhe komunitetit të biznesit në nxitjen dhe avancimin e këtyre iniciativave.

“Promovimi i ndërmarrjes sociale nuk është vetëm çështje projektesh apo donacionesh. Është investim në kohezion shoqëror, rezistencë ekonomike dhe e ardhmja e të rinjve”, u shpreh z. Aliu.

Në aktivitet morën pjesë edhe kompani anëtare të OEMVP, të cilat veprojnë drejtpërdrejt në fushën e përgjegjësisë shoqërore dhe zhvillimit të ndërmarrjeve sociale, duke kontribuar me përvojën dhe angazhimin e tyre në kuadër të kësaj iniciative.

OEMVP vazhdon të mbështesë dhe nxisë iniciativat për mirëqenie ekonomike dhe sociale, duke kontribuar në avancimin e bashkëpunimit, fuqizimin e partneriteteve dhe zbatimin e iniciativave konkrete.

2