Home / Lajmet / Lajmet e fundit / OEMVP realizon mbledhjen e IV-të të Këshillit Mbikëqyrës. Diskutohen raportet dhe çështje mbi funksionimin e Odës

OEMVP realizon mbledhjen e IV-të të Këshillit Mbikëqyrës. Diskutohen raportet dhe çështje mbi funksionimin e Odës

OEMVP realizon mbledhjen e IV-të të Këshillit Mbikëqyrës. Diskutohen raportet dhe çështje mbi funksionimin e Odës

11.02.2026 – në hapësirat e OEMVP-së, u mbajt mbledhja e IV-të e Këshillit Mbikëqyrës, e udhëhequr nga Kryetari i saj, z. Fatmir Etemi, ku të pranishëm ishin anëtarët e KM, drejtori ekzekutiv z. Durim Zekiri dhe menaxherja operative Miranda Ajdini.

Gjatë mbledhjes u shqyrtuan raportet e vitit 2025, me theks të veçantë në qëndrueshmërinë financiare dhe funksionimin e përgjithshëm të Odës. Po ashtu, u trajtuan edhe çështje të tjera me rëndësi për mbarëvajtjen dhe përmbushjen e përgjegjësive të Këshillit Mbikëqyrës.

Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës theksuan rëndësinë e vazhdimit të monitorimit të punës së Odës në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme. Diskutimet dhe konkluzionet e nxjerra do të shërbejnë si bazë për avancimin e proceseve të brendshme dhe për përmbushjen efikase të objektivave të përcaktuara.

2