OEMVP realizoi takim me Ministrin e ri të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave

Delegacion nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në krye me Kryetarin z. Nebi Hoxha realizoi takim me z.Arjanit Hoxhën, Ministrin e ri të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave . Këto takime janë shëndrruar në traditë, me të vetmin qëllim që të rritet bashkëpunimi mes institucioneve shtetërore dhe komunitetit të biznesit. Me anë të këtij takimi OEMVP uron ministrin për postin e ri dhe gjithashtu beson se bashkëpunimi do të jetë i vazhdueshëm. Bujqësia, si në Bashkimin Evropian, e cila mbulon 40% të buxhetit, poashtu edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut paraqet një segment kryesor të zhvillimit. Ајо merr pjesë në BDP-në e shtetit me 11%.  Gjithashtu, në këtë takim u diskutuan pika nga Platforma Ekonomik  për zhvillim të Maqedonisë së Veriut e përgaditur nga Oda dhe çka do mundet të realizohet me qëllim që t’i ndihmohet sektorit të biznesit në këtë veprimtari mjaft të rëndësishme për vendin tonë dhe aq më shumë për të lehtësuar vështirësitë me të cilat përballet ekonomia dhe kjo veprimtari me goditjen e pandemisë COVID-19.