Home / Lajmet / Lajmet e fundit / U realizua punëtori në OEMVP për pagesat në euro përmes SEPA

U realizua punëtori në OEMVP për pagesat në euro përmes SEPA

U realizua punëtori në OEMVP për pagesat në euro përmes SEPA

Në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore u organizua punëtori nga Banka Popullore, me qëllim që kompanitë anëtare të Odës të njoftohen nga afër me mundësitë dhe përfitimet nga kryerja e pagesave në Zonën e vetme të pagesave në euro SEPA.

Prezantimin e mbajtën drejtori i Sektorit për operacione në tregjet financiare dhe sistemet e pagesave, z. Igor Veliçkovski, dhe drejtoresha e Drejtorisë për sistemet e pagesave, znj. Biljana Donovska Geçeva.

Pjesëmarrës ishin kompanitë anëtare të Odës nga sektorët e tregtisë me shumicë dhe pakicë, shpërndarjes së produkteve, energjetikës, financave, sektorit farmaceutik, zyrave avokatore, spedicionit, ndërtimtarisë, si dhe veprimtarive shërbyese.

Gjatë punëtorisë, kompanitë u informuan më në detaje për funksionimin e kanalit SEPA për kryerjen e pagesave në euro dhe u hap një diskutim për shqyrtimin e përvojave praktike, sfidave, paqartësive dhe çështjeve të tjera operative me të cilat janë përballur kompanitë gjatë përdorimit të tij. Me këtë rast, u theksuan përfitimet e kryerjes më të shpejtë dhe më efikase të pagesave në euro përmes SEPA krahasuar me pagesat përmes kanaleve korrespondente, procedura e thjeshtuar dhe e standardizuar për kryerjen e pagesave, kostot më të ulëta si dhe transparenca dhe parashikueshmëria e tyre më e madhe, gjë që njëkohësisht siguron mbështetje të drejtpërdrejtë për aktivitetet tregtare me partnerët nga Bashkimi Evropian dhe SEPA.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore mbetet edhe më tej e përkushtuar në sigurimin e informimit të strukturuar dhe mbështetjes së vazhdueshme për kompanitë anëtare lidhur me zhvillimet më të reja ekonomike, financiare dhe juridike, si në nivel kombëtar, ashtu edhe në atë rajonal dhe ndërkombëtar. Në këtë drejtim, Oda zhvillon dhe thellon bashkëpunimin me institucionet shtetërore, me qëllim të forcimit të sektorit privat dhe ekonomisë në tërësi.

2