Home / Lajmet / Lajmet e fundit / OEMVP nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Komunën e Sarajit. Në fokus sektori privat dhe zhvillimi lokal

OEMVP nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Komunën e Sarajit. Në fokus sektori privat dhe zhvillimi lokal

OEMVP nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Komunën e Sarajit. Në fokus sektori privat dhe zhvillimi lokal

Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit institucional dhe zhvillimit ekonomik lokal, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Komunën e Sarajit.

U. d kryetari z. Nuhi Aliu, së bashku me Drejtorin Ekzekutiv z. Durim Zekiri, anëtarin e Këshillit drejtues z. Sefedin Mustafa dhe Kryetarin e nderit z. Xhemail Dauti u mirëpritën në takim nga Kryetari i Komunës së Sarajit z. Muhamed Elmazi.

Z. Aliu theksoi rëndësinë e këtij memorandumi, i cili ka për qëllim nxitjen e zhvillimit ekonomik lokal, mbështetjen e NVM, përmirësimin e kushteve për bizneset që operojnë në Komunën e Sarajit, nxitjen e investimeve dhe iniciativave të reja ekonomike, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe mbështetja e projekteve zhvillimore.

Gjatë takimit, Drejtori Ekzekutiv i OEMVP, z. Durim Zekiri, theksoi rëndësinë e këtij memorandumi si bazë për realizimin e projekteve të përbashkëta ndërmjet OEMVP dhe Komunës së Sarajit, me fokus të veçantë në promovimin e turizmit, decentralizimin ekonomik, si dhe në rritjen e rolit të kompanive që operojnë në këtë komunë në ekonominë e përgjithshme të shtetit. z. Zekiri vuri në pah kontributin e vazhdueshëm të sektorit privat dhe nevojën për bashkëpunim të strukturuar ndërinstitucional.

Kryetari i Nderit, z. Xhemail Dauti, theksoi rëndësinë e shfrytëzimit të shërbimeve të kompanive vendore, duke nënvizuar se kompanitë që operojnë në Saraj kontribuojnë drejtpërdrejtë në GDP të shtetit, çka dëshmon potencialin e madh ekonomik të kësaj zone.

Palët theksuan angazhimin e tyre për ta shndërruar këtë memorandum në bashkëpunim konkret, duke hapur mundësi të reja për bizneset lokale dhe duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

OEMVP mbetet e përkushtuar në ndërtimin e partneriteteve strategjike me institucionet publike, me qëllim fuqizimin e sektorit privat, rritjen e konkurrueshmërisë dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm në nivel lokal dhe kombëtar.

2