Home / Lajmet / Lajmet e fundit / OEMVP nderohet me Mirënjohje për kontributin 15 vjeçar nga Fondacioni Albiz

OEMVP nderohet me Mirënjohje për kontributin 15 vjeçar nga Fondacioni Albiz

OEMVP nderohet me Mirënjohje për kontributin 15 vjeçar nga Fondacioni Albiz

Udhëheqësia e OEMVP, në krye me U.D kryetarin z. Aliu, drejtorin ekzekutiv z. Zekiri, anëtarë të KD dhe kompani anëtare ishin pjesëmarrës në ngjarjen solemne të organizuar nga Fondacioni Albiz, me rastin e 15-vjetorit të themelimit të tij dhe promovimit të Gjeneratës së XV-të të bursistëve. Ky përvjetor përfaqëson një moment të rëndësishëm reflektimi mbi rrugëtimin dhe kontributin e fondacionit në mbështetjen e të rinjve të talentuar ndër vite.

Gjatë ngjarjes, OEMVP u vlerësua me mirënjohje për kontributin, bashkëpunimin dhe përkrahjen e dhënë gjatë 15 viteve të veprimtarisë së Fondacionit.  

Albiz gjatë kësaj periudhe ka mbështetur mbi 500 nxënës dhe mbi 2.200 studentë, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e potencialit të tyre dhe ndërtimin e një shoqërie më të arsimuar dhe më të kualifikuar, për përmbushjen e nevojave të tregut të punës për fuqi punëtore.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore thekson se bashkëpunimi mes sektorit privat dhe iniciativave të tilla për mbështetjen e arsimit, zhvillimit profesional dhe investimit në kapitalin njerëzor janë ndër shtyllat kryesore për një ekonomi të qëndrueshme dhe konkurruese.

Pjesëmarrja e përfaqësuesve të OEMVP në këtë përvjetor dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm për të mbështetur projekte dhe organizata që kontribuojnë në avancimin e të rinjve dhe në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt për shoqërinë tonë.

2