Kuvendi vjetor i Odës Ekonomike Maqedono-Bullgare

PFZ_9976_304373958 (2)

Të pranishëm në këtë Kuvend ishin ambasadorë, përfaqësues të shoqatave joqeveritare, Kryetarë të Odave ekonomike prezent ishte edhe Ministri i Ekonomise z. Bekim Neziri.

Në fjalën e tij përshëndetëse Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, z. Menderes Kuçi, theksoi që bashkëpunimi rajonal dhe bashkëpunimi mes shteteve është i domosdoshëm për zhvillimin ekonomik më të shpejtë, duke theksuar që infrastruktura dhe lidhjet përmes korridoreve do të mundësonin një gjë të tillë.

z.Kuçi theksoi se Maqedoninë nuk e sheh si shtet të ndarë nga bota e biznesit, prandaj ne si Odë Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, jemi të hapur për çdo lloj bashkëpunimi dhe japim përkrahjen maksimale në realizimin e projekteve që ndikojne në një zhvillim më të mire ekonomik.

Në çfardo qoftë vështirësie që mund të hasim, jemi të bindur që me të gjitha forcat tona dhe në bashkëpunim me të gjithë partnerët e biznesit do të arijmë që të korrim sukses dhe misionin dhe vizionin tonë ta përmbushim – shtoi Kuçi.

Përndryshe, Bullgaria është partneri i gjashtë tregtar i Maqedonisë, kryesisht në tregtimin e metaleve dhe derivateve të naftës.  

Comments are closed.