Home / Lajmet / Njoftime / Memorandum bashkëpunimi në mes OEMVP-së dhe UEJL-it

Memorandum bashkëpunimi në mes OEMVP-së dhe UEJL-it

  Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Universiteti i Evropës Juglindore nga Tetova më datë 05 Maj 2013 në Qendrën për zhvillimin e biznesit nënshkruan memorandum për bashkëpunim.

  Fillimisht, rektori i UEJL Prof. D-r Zamir Dika dhe përshëndeti pjesëmarrësit dhe theksoi se e fillojmë muajin me një ngjarje të mirë siç është ky nënshkrim i memorandumit dhe shtoi se është i bindur në efektivitetin e zbatimit të saj.
  “Deri më tash mekanizmat shtetërore kanë qenë të politizuara dhe ne nuk kemi pasur mundësi të veprojmë kurse tash përmes këtij programi do të ndihmojmëkompanitë, por edhe studentët që në të ardhmen të kenë kuadër cilësor për një zhvillim më të mirë ekonomik. Universiteti i Evropës Juglindore dhe kompanitë së bashku me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore e kanë kuptuar idenë dhe rëndësinë e krijimit të kuadrove të përgatitura në lëmitë për të cilat ka nevojë tregu, tha kryetari i OEMVP, Menderes Kuçi.
  ”Me këtë marrëveshje, hapet një perspektivë si për studentët që mbarojnë studimet në universitetin tonë, sepse do të kenë vendin e punës të siguruar, ashtu edhe për vet kompanitë sepse ata në të ardhmen do të kenë kuadër adekuat për atë biznes që e zhvillojnë”, tha rektori Dika.
    Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, z. Menderes Kuçi, tha se ky memorandum zyrtarizon bashkëpunimin që edhe më parë ka ekzistuar në mes OEMVP dhe UEJL.
  Fushat e veçanta të bashkëpunimit përfshijnë, por nuk ngelen të kufizuara vetëm në këto:
– Palët do të ndihmojnë njëra tjetrën në raste të organizimeve të evenimenteve te ndryshme si panaire, zyra informacioni, B2B, prezantime, forume, seminare, konferenca dhe aktivitete të tjera ku do të promovohen bizneset si dhe bashkëpunimi ekonomik;

– Palët do të përkrahin kontaktet e biznesit  midis anëtarëve të tyre,  si dhe vizitat e delegacioneve nga vendet e ndryshme, çka do të ndikojë në promovimin dhe në përkrahjen e aftësive organizative dhe në implementimin e programeve për të cilat janë pajtuar paraprakisht ndërmarrjet e interesuara;

– Palët, për përmirësimin e kushteve të biznesit si dhe për rritje të vazhdueshme të bashkëpunimit mes tyre, mund të aplikojnë së bashku në projekte ndërkombëtare. Për realizimin e projekteve të ndërsjella mes palëve, palët mund te këmbejnë bashkëpunëtorë dhe ekspertë të fushave përkatëse;

– Palët do të bashkëpunojnë edhe në fushën e programës studimore të integruar me praktikën në bizneset anëtare të OEMVP-së, duke u mundësuar studentëve edhe realizimin e punës praktike në kompanitë tona anëtare;

 – Të dyja palët janë dakord që të emërojnë nga një përfaqësues të organizatës së tyre që do të ketë përgjegjësinë të koordinoj ndërlidhjen në mes tyre, si dhe të shkëmbejnë pjesëtarë të stafit të tyre me qëllim promovimi dhe bashkëpunimi sipas nevojës;

  UEJL, tani më disa vite ka bashkëpunim të frytshëm me OEMVP-në dhe veçanërisht me kompanitë të cilat edhe janë anëtare të Odës. Sot gjithashtu, është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me kompanitë Dauti Komerc, ND Ballkan, Alma-M, Vezë Sharri dhe Western Union, për lehtësimin e kryerjes së punës praktike të studentëve në këto kompani si dhe punësimin e tyre në ato.
 

2