AKADEMIKA
AKADEMIKA
Arsim, Punësim dhe Barazi për gratë e bashkësive etnike

Arsim, Punësim dhe Barazi për gratë e bashkësive etnike

SPOZORI GJENERAL

  Tregu i punës në Maqedoni vuan nga aktiviteti i ulët, shkallës së ulët të punësimit, papunësi të lartë dhe mospërputhje të punës së ofruar dhe aftësive të kërkuara. Mungesa e përfaqësimit të drejtë të gjinive është relativisht e lartë. Faktorët kryesorë që ndikojnë mbi pjesëmarrjen e ulët të grave janë: zakonet tradicionale dhe kulturore të vendit, arsimimi dhe aftësi të ulëta, përkatësia etnike në kombinim me arsimin, shpenzime të larta për kujdesin e fëmijëve dhe mundësia për kujdesin e tyre dhe kujdesi për anëtarët më të vjetër të familjes, diskriminimi ndaj grave në tregun e punës, etj. Gratë e reja, rurale që nuk kanë aftësi të mjaftueshme kanë gjasa shumë më të ulëta që të jenë aktive në tregun e punës dhe jo çdo herë trajtohen në mënyrë të barabartë.

    Oda ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në partneritet me Shoqatën për zhvillim lokal rural dhe Agjencionin rajonal për zhvillim Senec – Pezinok, Sllovaki janë përgjegjës për implementimin e projektit “Arsim, punësim dhe barazi për gratë e bashkësive etnike”, financuar nga Programi operativ për zhvillimin e resurseve njerëzore 2007 – 2013, Instrumenti për ndihmë para-aderuese (IPA). 

  Projekti do të realizohet në rajonin e Shkupit, Pollogut, Kërçovës dhe Strugës.     Objektivi i përgjithshëm i projektit është që të lehtësohet integrimi i grave nga grupet etnike pakicë të Shqiptarëve, Turqve dhe Boshnjakëve në territoret e përzgjedhura, në tregun e punës përmes zhvillimit të potencialit të tyre për punësim dhe të promovoj mundësi të barabarta dhe barazi gjinore për gratë e bashkësive etnike në nivel lokal përmes mundësive të reja për mësim të hartuara mbi potencialin e tyre individual për punësimin.

Në përputhje me objektivin e përgjithshëm, qëllimet specifike të projektit përfshijnë:

1. Përcaktimi i nevojave për rritjen e kompetencave kryesore të grave nga bashkësitë etnike përmes analizave të nevojave për trajnim për vlerësimin e aftësive individuale dhe nivelit të njohurive, etj;

2. Sigurim të shërbimeve dhe trajnimeve në përputhje me nevojat dhe kushtet individuale të grave nga bashkësitë etnike përmes përcaktimit të punëdhënësve lokal, konsultime për karrierë, trajnime dhe mentorime dhe përgatitjen e planeve individuale aksionare, informacione dhe ndihmë për të gjetur punësim, trajnime alternative dhe trajnime në vendin e punës tek punëdhënësit e zgjedhur;

3. Përforcimi i kapaciteteve të profesionistëve dhe vullnetarëve që punojnë me gratë të bashkësive etnike;

4. Themelimin e inkubatorit të parë pilot rural në Maqedoni si vend profesional për fillimin e bizneseve të grupeve të përzgjedhura dhe trajnim të stafit të inkubatorit;

5. Themelim të rrjetit të palëve kryesore kompetente dhe krijim të mekanizmit për bashkëpunim të vazhdueshëm, shkëmbim të informacioneve për praktikat e mira në sferën e punësimit të grave, të bashkësive etnike.

  Grupet e zgjedhura nga projekti janë gratë e bashkësive etnike të papunësuara në moshë prej 20 – 45 vjet; gratë nga zonat rurale me arsim të ulët dhe 15 persona nga stafi profesional (10 persona për punë të vazhdueshme me gratë nga bashkësitë etnike pas përfundimit të projektit dhe 6 persona nga inkubatori).

Rezultatet kryesore të projektit janë:

  • Zhvillim dhe zbatim të trajnimeve të përgjithshme dhe speciale;
  • Krijim të lidhjeve midis grave dhe punëdhënësve potencial dhe bashkëpunim i përmirësuar të të gjithë palëve relevant;
  • Themelim të inkubatorit të parë pilot rural për gratë, staf i trajnuar dhe përgatitje për dhënien e shërbimeve për fillimin e bizneseve të udhëhequra nga gratë.

   Për më tepër informata kontaktoni në info@oemvp.org 

                                                   
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore Shoqata për Zhvillim Lokal Rural Agjencioni për Zhvillim Regjional Senec – Pezinok

 Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian          

SPONZORI BRONZ PROKREDIT

Related posts

SPONZORI BRONZ MAYA