Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Biznes Forum Kroaci- Maqedoni e Veriut

Biznes Forum Kroaci- Maqedoni e Veriut

Biznes Forum Kroaci- Maqedoni e Veriut

26.09.2022 Zagreb,-  Kryetari i OEMVP, z. Nebi Hoxha pjesëmarrës në Biznes Forumin, me temë “Shikimi në të ardhmen në kohë sfidash: Thellimi i bashkëpunimit dhe partneriteti ekonomik maqedono-kroat” që u organizua nga Oda Ekonomike е Кroacisë në bashkëpunim me Ambasadën RMV-së në Zagreb dhe Klubin e bizneseve maqedono-kroate.

Qëllimi i këtij Biznes Forumi ishte krijimi i një ambienti të përshtatshëm për bashkëpunim mes bizneseve të të dyja vendeve, shkëmbim të përvojave dhe ideve, që njëkohësisht do të ndikonte në rritjen e bashkëpunimit rajonal.

Ne kemi ngjashmëri kulturore dhe jemi vende të vogla në krahasim me vendet e mëdha të Evropës Perëndimore prandaj duhet ta shfrytëzojmë këtë si një mundësi dhe si arsye për të rritur më tej bashkëpunimin tonë.- theksoi mes tjerash z. Hoxha.

Gjithashtu në këtë takim u nëshkrua memorandum bashkëpunimi mes OEMVP dhe Odës Ekonomike të Kroacisë me qëllim përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik, industrial, kulturor dhe shkencor, inkurajimin dhe zhvillimin e sipërmarrjes dhe nismave sipërmarrëse mes dy vendeve, si dhe të kontribuojë në lidhjen e përfaqësuesve të të dy vendeve.

Bashkëpunimi me Kroacinë është i një rëndësie të madhe dhe ky takim duhet parë si një urë lidhëse që do t’u mundësojë kompanive nga të dyja vendet të arrijnë më lehtë qëllimet e tyre për t’u zgjeruar në tregje të tjera.