AKADEMIKA
AKADEMIKA
3ES – Arsim, punësim dhe barazi për gratë e bashkësive etnike

3ES – Arsim, punësim dhe barazi për gratë e bashkësive etnike

SPOZORI GJENERAL

jpeg_CMYK-02

Tregu i punës në Maqedoni vuan nga aktiviteti dhe shkalla e ulët e punësimit, papunësi të lartë dhe mospërputhje të punës së ofruar dhe aftësive të kërkuara. Mungesa e përfaqësimit të drejtë të gjinive është relativisht e lartë. Faktorët kryesorë që ndikojnë mbi pjesëmarrjen e ulët të grave janë: zakonet tradicionale dhe kulturore të vendit, niveli i ulët arsimor dhe mundësitë e kufizuara për zhvillimin e aftësive, përkatësia etnike në kombinim me arsimin, shpenzimet e larta për kujdesin e fëmijëve dhe angazhimi në kujdesin ndaj tyre dhe anëtarëve më të vjetër të familjes, diskriminimi ndaj grave në tregun e punës, etj. Gratë e reja nga vendet rurale që nuk kanë aftësi të mjaftueshme kanë gjasa shumë më të ulëta që të jenë aktive në tregun e punës dhe jo çdo herë trajtohen në mënyrë të barabartë.

Oda ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në partneritet me Shoqatën për zhvillim lokal rural dhe Agjencionin rajonal për zhvillim Senec – Pezinok, Sllovaki janë përgjegjës për implementimin e projektit “Arsim, punësim dhe barazi për gratë e bashkësive etnike”, financuar nga Programi operativ për zhvillimin e resurseve njerëzore 2007 – 2013, Instrumenti për ndihmë para-aderuese (IPA).

Projekti realizohet në rajonin e Shkupit, Pollogut, Kërçovës dhe StrugësObjektivi i përgjithshëm i projektit është që të lehtësohet integrimi i grave nga grupet etnike pakicë (Shqiptare, Turke dhe Boshnjake) që jetojnë në territoret e përzgjedhura në tregun e punës përmes zhvillimit të potencialit të tyre për punësim dhe promovim të mundësive të barabarta dhe barazi gjinore për gratë e bashkësive etnike në nivel lokal përmes mundësive të reja për mësim të hartuara mbi potencialin e tyre individual për punësimin.

Në përputhje me objektivin e përgjithshëm, qëllimet specifike të projektit përfshijnë:

  1. Përcaktimi i nevojave për rritjen e kompetencave kryesore të grave nga bashkësitë etnike pakicë përmes analizave të nevojave për trajnim, vlerësimin e aftësive individuale dhe nivelit të njohurive, etj.
  2. Sigurimi i shërbimeve dhe trajnimeve në përputhje me nevojat dhe kushtet individuale të grave nga bashkësitë etnike pakicë përmes përcaktimit të punëdhënësve lokal, konsultimeve për karrierë, trajnimeve dhe mentorimeve dhe përgatitjen e planeve individuale aksionare, informacioneve dhe ndihmës për të gjetur punësim, trajnimeve alternative dhe trajnimeve në vendin e punës tek punëdhënësit e zgjedhur.
  3. Përforcimi i kapaciteteve të profesionistëve dhe vullnetarëve që punojnë me gratë e bashkësive etnike pakicë.
  4. Themelimi i inkubatorit të parë pilot rural në Maqedoni, si vend profesional për fillimin e bizneseve të grupeve të përzgjedhura dhe trajnim të stafit të inkubatorit.
  5. Themelimi i rrjetit të palëve kryesore kompetente dhe krijimi i mekanizmit për bashkëpunim të vazhdueshëm, shkëmbimi i informacioneve për praktikat e mira në sferën e punësimit të grave të bashkësive etnike pakicë.

Grupet e zgjedhura nga projekti janë gratë e bashkësive etnike të papunësuara në moshë prej 25 – 40 vjet; gratë nga zonat rurale me arsim të ulët dhe 15 persona nga stafi profesional (10 persona për punë të vazhdueshme me gratë nga bashkësitë etnike pas përfundimit të projektit dhe 6 persona nga inkubatori).

Rezultatet kryesore të projektit janë:

  • Zhvillim dhe zbatim të trajnimeve të përgjithshme dhe specifike;
  • Krijim të lidhjeve midis grave dhe punëdhënësve potencial dhe bashkëpunim i përmirësuar në mes gjithë palët relevante;
  • Themelim të inkubatorit të parë pilot rural për gratë, staf i trajnuar dhe përgatitje për dhënien e shërbimeve për fillimin e bizneseve të udhëhequra nga gratë.
SPONZORI BRONZ PROKREDIT

Related posts

SPONZORI BRONZ MAYA