Ndarja e pllaketave për 15 kompanitë më besnikë të OEMVP-së

Në kuadër të programit të 15 vjetorit të OEMVP-së kryetari z.Nebi Hoxha vizitoi kompanitë: ARB Komerc, Tet NET, Balkan Tritikum, EkoSharr, Vezë Sharri, Uka Komerc, Dauti, Dauti Transport  Shped, Jus-MB, MAKALJB, Kondovo Shped, Benton-NI, Euroakiva, Gips Imobilia, Edusoft për t’iu dhënë mirënjohje si kompani më besnike gjatë rrugëtimit 15 vjeçar dhe njëkohësisht shpreh falënderim të veçantë për punën dhe bashkëpunimin pa rezervë. Duke qenë vigjilent mbi rrethanat e krijuara, OEMVP vazhdon të kryejë veprimtarinë e saj në përputhje me masat preventive të vendosura nga institucionet përkatëse. OEMVP-ja paraqet sinonim të qëndrueshmërisë dhe përkrahjes dhe gjithmonë do të qëndrojë pranë kompanive anëtare të saja.