Filantropia e ideve të gjelbërta

Filantropia e ideve të gjelbërta është konkurs vjetor i cili mbështet zhvillimin e ideve të vogla dhe të vetëqëndrueshme të biznesit në Ballkanin Perëndimor, përfshirë: Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Bosnjën dhe Hercegovinën, Sërbinë dhe Greqinë.

Këtë vit OEMVP-ja merr pjesë në komisionin për vlerësimin e ideve të gjelberta të biznesit, me të cilën edhe njëherit dëshmon që sipas strategjisë së saj ajo çdoherë do të përkrah zhvillimin e konkurrueshmërise dhe inovacioneve, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme dhe bizneset e vogla të cilat krijojnë ide inovative për zhvillimin e ambientit jetësor.