17.12.2025, Tiranë — Në hapësirat e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, institucionet që përfaqësojnë biznesin shqiptar nga pesë shtete të rajonit, firmosën për herë të parë Memorandum Bashkëpunimi për Zhvillim Ekonomik mbarë shqiptar.
Mbledhja u thirr me iniciativë të Kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, njëherësh Kryetar i Forumit Ekonomik mbarë shqiptar, z. Nikolin Jaka, cili theksoi se kjo nismë shërben si një bazë e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve shqiptare në rajon dhe synon rritjen e shkëmbimeve tregtare, nxitjen e investimeve të përbashkëta dhe përfshirjen aktive të diasporës shqiptare në zhvillimin ekonomik.
Me këtë rast, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore riafirmoi angazhimin e saj për thellimin e bashkëpunimit institucional. Marrëveshja u nënshkrua edhe nga Aleanca Kosovare e Bizneseve të Kosovës, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Unioni i Afaristëve “Visioni” për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc nga Serbia, si dhe Forumi i Ulqinit nga Mali i Zi.
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore vlerëson se ky është një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të bashkëpunimit ekonomik mbarë shqiptar, duke krijuar baza të qëndrueshme për koordinim institucional, zhvillim të përbashkët të projekteve ekonomike dhe përfaqësim më të fuqishëm të interesave të bizneseve shqiptare në rajon dhe më gjerë.






