15 vite OEMVP-Vizitë e kompanive BE-DA Logistics dhe BAS TUTI FRUTI
Në kuadër të programit të 15 vjetorit të OEMVP-së ajo vazhdon me vizita tek kompanitë anëtare dhe sot u vizitua kompani BE-DA Logistics dhe BAS TUTI FRUTI. Kompania BE-DA Logistics është e specializuar për të organizuar të gjitha llojet e transportit, ekspertë për dërgesë të shpejtë të mallrave me transport ajror, gjithashtu deponim të çdo lloj malli, pamarrëparasysh a bëhet fjalë për mall të caktuar ose porosi e tërë. Ndërsa, BAS TUTI FRUTI është lider rajonal për prodhimin e ambalazhit PET, për mbushje me ujë, lëngje, pije me gaz dhe pa gaz, birrë dhe verë si dhe për paketim të preparateve kimike.
Përkrahja e zhvillimit dhe përballimit të sfidave është qëllim i OEMVP-së.