OEMVP në bazë të programit të vet, realizon vizita te kompanitë anëtare, për të diskutuar rreth punëve, mundësive për bashkëpunim të ndërsjelltë me qëllim të përballjes së sfidave dhe krijimin e një klime të përshtatshme për to. Ndërsa, tash me shënimin e 15 vjetorit OEMVP ka ndërmarrë aktivitete të shumta për të shënuar këtë vit jubilar. Një ndër aktivitetet është vizita e anëtarëve me qëllim që tu dëshmoj atyre se bashkëpunimi mes të dy anëve është mjaft i rëndësishëm dhe të dëshmojë se synon të bëhet organizatë lider në përfaqësimin e interesave të bizneseve si dhe krijimin e mjedisit të përshtatshëm për zhvillim. Në kuadër të këtij programi Oda sot ishte në vizitë te kompania anëtare e re në familjen e OEMVP-së JYSK. JYSK është rrjet ndërkombëtar që shet me pakicë “gjithçka për shtëpi”. Me misionin që të jep ofertë të shkëlqyeshme për çdokënd.
OEMVP ka misionin të bëjë organizimin, avancimin, mbrojtjen e interesave dhe promovimin e bizneseve në vend dhe jashtë, përkrah sfidave të konkurrencës globale.







