Njoftim për punë në kohë të regjimit policor-Formular për qarkullim të të punësuarve për shkak të kryerjes së punës me ndërrime

Të nderuar anëtar,

Me vendimin e ri për regjim të lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut prej të hënës deri të premtën në periudhën kohore prej orës 16:00-05:00 ditën e ardhëshme dhe në periudhën kohore prej orës 16:00 ditën e premte deri në orën 05:00 ditën e hënë është i ndaluar qarkullimi, me qëllim të pengesës së zgjerimit të COVID19 dhe mbrojten e popullatës në  Republikën e Maqedonisë së Veriut, për shkak të nevojës së mbajtjes në mënyrë të vazhdueshme të procesit të punës punëdhënësit duhet të plotësojnë formularin  e ri për lëvizje të punëtorëve të tyre, kjo leje do të vlejë vetëm për personat në emër të të cilëve është dhënë formulari.

Gjithashtu, ju rikujtojmë se  punën në ndërrime dhe të natës duhet ta paraqesin në Inspektoriatin shtetëror të punës.

Bashkëngjitur gjeni edhe formën e re të formularit për leje, i cili theksojmë që duhet të vendoset në memorandum të kompanisë, të nënshkruara nga personi përgjegjës në kompani.

Образец Дозвола за време на полициски час (1)