U identifikuan nevojat e të rinjve nga rajoni i Dibrës
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) në kuadër të projektit Fuqizimi i të rinjve dhe gjenerimi i punësimit në Dibër më 18 Qershor 2013, e organizoi punëtorinë e parë me aktorët relevant në projekt.
Gjatë punëtorisë palët e interesuara u njoftuan me programin dhe qëllimet e projektit, u informuan me trendët rajonal lidhur me arsimin dhe punësimin.
Gjatë punës në grupe ata i identifikuan nevojat e të rinjve në këtë rajon, që kanë të bëjnë me arsimin dhe punësimin. Të rinjtë të cilët e përfundojnë shkollimin e mesëm dhe atë sipëror, ndeshen me probleme të shumta gjatë kërkimi të punës. Prandaj gjatë realizimit të projektit do të organizohen gjashtë trajnime në tema të ndryshme, siç janë përgatitja e cv-së, intervista, përgatitja e biznes planit, puna ekipore etj. Gjithashtu gjatë punëtorisë pjesëmarrësit cekën edhe probleme tjera siç është raporti i punëdhënësve me punëtorët, puna vullnetare etj.
Projekti për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Shqipërisë është financuar nga Unioni Evropian.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të promovohet partneriteti mes agjencive të ndryshme lokale qeveritare, institucioneve arsimore, organizatave rinore dhe sektorit privat në të dy anët e kufirit, me qëllim të arritjes së kohezionit shoqëror te gjenerata e re përmes arsimit dhe punësimit.
Grupet qëllimore të projektit janë: Sistemi arsimor në të dy anët e kufirit, ku janë të përfshirë Universitetet ose sistemet i shkollimit të mesëm; dhe Zyrat për punësim në të dy rajonet.
Comments are closed.